Nesër rinis mësimi në universitetin e Durrësit

Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit Rektori i Universitetit të “Aleksandër Moisiut” vendosi pezullimin e mësimit. Edhe pse godina e këtij institucioni nuk kishte pësuar dëmtime, por ngjarja e rëndë i preku të gjithë, gjithashtu edhe studentët.

Ndërsa nesër më 9 dhjetor, pritet që Universiteti “Aleksandër Moisiu” të hapë sërish dyert dhe t’i rikthehet normalitetit.

Sipas një njoftimi, thuhet se universiteti gjithashtu do të zhvillojë një ceremoni në nderim të viktimave ku dhe rektorja e Kseanela Sotirofski do të mbajë një fjalim të shkurtër.

Njoftimi i plotë:

Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, pas inspektimit të godinave nga specialistë shqiptarë dhe italianë, mori vendimin që procesi mësimor nesër më datë 9 dhjetor. Procesi mësimor rinis në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.

Nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës,  universiteti do të organizojnë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë (në nderim të po aq viktimave të tërmetit).

Znj. Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër. Po ashtu disa vullnetarë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet