Nesër “ngrin” gjithë Shqipëria, ja sa do të ulen temperaturat

Publikuar më 19. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Këtë javë, temperaturat sa vijnë dhe do të ulen nga zonat bregdetare deri tek ato malore. Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshje nuk do të ketë, por ngricat do të jenë të mëdha.
Reshjet në vend
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje përveç ndonjë reshje lokale të dobët në Qarkun e Elbasanit.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -1 °C / 9 °C
në vendet e ulëta: -5 °C / 9 °C
në vendet malore: -10 °C / 0 °C.
Era
Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.