×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajnë me “Shekulli”-n disa sugjerime se si t’u shpjegohet fëmijëve zbatimi i protokolleve anti-Covid për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe familjarëve. “Nëse nuk duam të kemi fëmijë me shqetësime psikologjike ku dëmi do ishte edhe më i madh dhe rehabilitimi më i vështirë, atëherë, psikologët duhet të jenë në vijë të parë”. 

Enida Vërça

Me orë të përgjysmuara, mësimi me turne, maska, distancë dhe dezinfektantë pritet që shkollat të hapin dyert të hënën e 14 shtatorit. Në kushte të pazakonta, fëmijëve duhet t’u shpjegohet se sa e rëndësishme është mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës me shokun e bankës. Po ashtu fëmijëve duhet t’u shpjegohet se larja e duarve shpesh, moskonsumimi i ushqimit në klasë apo edhe teshtima duke vendosur bërrylin, janë jetike për të mos përhapur virusin Covid-19. Për psikologët, ky shpjegim është mjaft i vështirë dhe do të ndikojnë mjaft në psikologjinë e tyre. Ata tregojnë për “Shekulli”-n disa mënyra se si fëmijët të përshtaten në shkollë në këtë kohë dhe si duhet të sillen prindërit bashkë me mësuesit, në mënyrë që të mos ketë pasoja në shëndetin mendor të fëmijëve më vonë. Aurela Agalliu, psikologe, thotë se më shqetësuese në këtë momente është mënyra sesi këto ndryshime po ndikojnë në ciklin e përshtatjes te të vegjlit. “ Fëmijët dhe mënyra sesi duhet të përshtaten tashmë me ndryshimet në arsim është një shqetësim për prindërit dhe për ne si profesionist. Pasi kjo ndikon në perceptimet e tyre, gjendjen emocionale dhe si rrjedhojë ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e tyre”- argumenton ajo.

Pandemia

Në fjalën e saj, Agalliu thotë se është e pamundur për një fëmijë që të perceptojë rrezikun që u kanoset nga pandemia. Sipas saj edhe mbajtja e maskës është mjaft e sikletshme. “ Shpesh ata e shikojnë si një mënyrë për t’u argëtuar me njeri-tjetrin”- thotë psikologia. Për këtë arsye sipas saj është e nevojshme që të realizohen seminare ndërgjegjësuese, ku fëmijët të mësojnë risqet dhe të fitojnë njohurit e nevojshme për t’u mbrojtur. “Kjo përvojë e re do të ndikojë domosdoshmërish psikologjinë e fëmijëve, pasi distanicimi fizik dhe mungesa e ndërveprimit social në kushte të reja shoqërohet me problematikat e veta, por duhet bashkëpunimi më i mirë i mundshëm midis mësuesve, prindërve dhe psikologut për lehtësimin sa më shumë të situatës”.

Shkollat

Marsida Simo, sociologe thotë se nevojiten rregulla të reja për nxënësit të cilët do të sëmuren këtë vit shkollor dhe duhet të mungojnë. “Do të jetë e nevojshme fleksibiliteti i numrit të mungesave me arsye dhe penalizimeve sipas lëndës dhe në total të orëve të mësimit. Ndaj duhet rishikuar ky rregull duke iu përshtatur situatës së re. Program i veçantë për fëmijët që nuk mund të frekuentojnë shkollën për shkak të ndonjë sëmundje kronike që mund të kenë apo që mund t`ju shfaqet. Për ta mund të nevojitet mësimi online. Dezinfektimi duhet të bëhet me substanca të cilat janë të përshkruara nga protokolli i sigurisë. Kur të kryhet dezinfektimi i klasave nxënësit nuk duhet të jenë prezent pasi ekspozimi në lëndë të tilla mund të shkaktojë probleme me shëndetin. Infermieret dhe doktorët e shkollave duhet të rrisin vigjilencën dhe kontrollet e nevojshme. Po ashtu nevojiten orë shtesë ndërgjegjësimi nga këta specialistë. Zhvillimi i aktiviteteve të herë pas hershme në natyrë. Pavarësisht rrezikut, ky vit shkollor nuk do të thotë kryerjen e mësimit brenda mureve të shkollës dhe ikjen me vrap në shtëpi. Aktivitetet  jashtë shkollës, në natyrë janë mëse të nevojshme për shëndetin fizik dhe mendor të nxënësve”- thotë ajo. Më tej shton se edhe psikologët po ashtu nevojiten të jenë akoma dhe më shumë prezent, madje të shtohen në numër, pasi puna e tyre duhet të jetë intensive dhe e pandalshme. “Nëse nuk duam të kemi fëmijë me shqetësime psikologjike ku dëmi do ishte edhe më i madh dhe rehabilitimi më i vështirë, atëherë, psikologët duhet të jenë në vijë të parë. Ata duhet të hartojnë një program të përshtatur me nevojat e reja që paraqet ky vit shkollor. Psikologët nevojiten të sugjerojnë metoda, këshilla dhe lojëra për secilën grupmoshë”-, nënvizon Simo.

Prindërit

Një tjetër pikë në të cilën ndalen psikologët është edhe roli i prindërit, i cili duket kyç në këtë nisje të vitit shkollor. “ Prindërit duhet të flasin sa më shumë me ta, duke i ndihmuar dhe duke qenë mbështetës në vështirësitë që do të hasin. Nuk duhet të jenë kritikues të ashpër por mirëkuptues të tyre”- sugjeron Agalliu. Sipas tyre, prindërit mund të ndihmojnë fëmijën të kuptojë se e vetmja mënyrë për të qenë më të sigurt dhe të qetë është të ndjekim udhëzimet. “Po ashtu mund të ndodhë që mësimi mund të ketë sërish mbyllje apo të papritura. Të gjitha masat që janë ndërmarrë apo do të ndërmerren janë për të mirën e fëmijëve dhe të gjithë të tjerëve”- deklarojnë ato.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nisja e vitit akademik ende pa një datë, zhvillimi i mësimit në varësi të epidemisë

Nisja e vitit akademik ende pa një datë, zhvillimi i mësimit në varësi të epidemisë

Publikuar më 23.09.2020
Viti i ri akademik fillon në nëntor, por ende nuk ka një dat...

Viti i ri akademik fillon në nëntor, por ende nuk ka një datë të përcaktuar dhe as vendim për mënyrën si do të zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë. Universiteti i Tiranës, i cili ka numrin më të madh të studentëve dhe stafit akademik, ka planifikuar që leksionet të zhvillohen online, ndërsa seminaret dhe laboratorët […]

Lexo më shumë

Qeveria mbyll shkollën e akuzuar nga Erdogan si e financuar nga gulenistët

Qeveria mbyll shkollën e akuzuar nga Erdogan si e financuar nga gulenistët

Publikuar më 19.09.2020
Qeveria shqiptare zyrtarizoi tri ditë më parë mbylljen e “ME...

Qeveria shqiptare zyrtarizoi tri ditë më parë mbylljen e “MEMORIAL INTERNATIONAL SCHOOL OF TIRANA (MIST)”, njërën prej shkollave të rrjetit arsimor, që është akuzuar nga presidenti turk Erdogan si e lidhur me organizatën FETO, të cilën Ankaraja zyrtare e ka shpallur terroriste. MIST ishte pjesë e rrjetit me 12 shkolla, në disa qytete të Shqipërisë, […]

Lexo më shumë

Dy ditë pas nisjes së shkollës, një grup nxënësish në Fier rezulojnë pozitivë me Covid-19

Dy ditë pas nisjes së shkollës, një grup nxënësish në Fier rezulojnë pozitivë me Covid-19

Publikuar më 16.09.2020
Vetëm tre ditë pas hapjes së shkollave disa nxënës kanë rezu...

Vetëm tre ditë pas hapjes së shkollave disa nxënës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Në tre shkolla publike dhe një private në Fier ka aktualisht raste me COVID-19. Bëhet fjalë për shkollat “Naim Frashëri’’, “Jakov Xoxa’’ dhe “Penellopi Piro’’ E njëjta situatë dhe në një shkollë private. Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 […]

Lexo më shumë

Pezullohet mësimi në Ersekë, sanitarja rezulton e infektuar me Covid-19

Pezullohet mësimi në Ersekë, sanitarja rezulton e infektuar me Covid-19

Publikuar më 15.09.2020
Teksa ka kaluar vetëm një ditë nga nisja e vitit shkollor, i...

Teksa ka kaluar vetëm një ditë nga nisja e vitit shkollor, institucionet arsimore në Ersekë kanë mbyllur dyert. Raportohet se dyshohet për 12 mësues të prekur me virus, të cilët kanë patur kontakt me sanitaren e cila ka rezultuar e prekur me Covid-19. Gjatë një pronocimi për Faxnews, ka ardhur reagimi i një prej mësuesve. […]

Lexo më shumë

Në krye të Ministrisë së Arsimit, reagon për herë të parë Evis Kushi

Në krye të Ministrisë së Arsimit, reagon për herë të parë Evis Kushi

Publikuar më 15.09.2020
Ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për...

Ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me detyrën e re. Në një mesazh në ‘Facebook’ Kushi teksa falënderoi ata që e kanë mbështetur, pohoi se kjo sfidë për të tashmë është një tjetër provim i vështirë. Ishte vetë Besa Shahini që e njoftoi […]

Lexo më shumë

Denoncimi i fortë: Ministrja e re e Arsimit 70% të artikullit shkencor të kopjuar

Denoncimi i fortë: Ministrja e re e Arsimit 70% të artikullit shkencor të kopjuar

Publikuar më 15.09.2020
Studiuesi Vladimir Kola nëpërmjet një postimi në rrjetin soc...

Studiuesi Vladimir Kola nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ denoncon se ministrja e re e Arsimit Evis Kushi në një artikull shkencor rezulton se ka kopjuar në masën 70%. Në artikullin shkencor Political transition, Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010 rezulton të jetë i kopjuar. Sakaq, Kola […]

Lexo më shumë

Mësimi në kushtet e pandemisë/ Policia e pranishme në shkolla, apeli për prindërit

Mësimi në kushtet e pandemisë/ Policia e pranishme në shkolla, apeli për prindërit

Publikuar më 14.09.2020
Pas fillimit të vitit të ri shkollor ditën e sotme, në kusht...

Pas fillimit të vitit të ri shkollor ditën e sotme, në kushte jo të zakonta për shkak të pandemisë, policia do të jetë e pranishme në çdo ambient shkollor për të mbarëvajtur jo vetëm sigurinë me qëllim parandalimin e përhapjes së covid-19. Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka, në një prononcim për […]

Lexo më shumë

Një ditë para nisjes së shkollës/ Ministrja Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime (VIDEO)

Një ditë para nisjes së shkollës/ Ministrja Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime (VIDEO)

Publikuar më 13.09.2020
Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2020-2021, mini...

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2020-2021, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka theksuar masat përmes një video-mesazhi. Në rast se duhet të mbyllet ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi te plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të […]

Lexo më shumë