Nesër mos harroni çadrat, shirat do të pushtojnë gjithë vendin

Publikuar më 26. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Ditën e nesërme në të gjitha qarqet e vendit priten reshje shiu e dëbore në disa zona. Sinoptikanët thonë se në Veri të territorit reshjet do të jenë mesatare, ndërsa qarku i Shkodrës do të jetë më problematiku, pasi reshjet e shiut priten të jenë intensive.
Në jug do të ketë reshje mesatare, kryesisht në Vlorë e Gjirokastër.
Temperaturat do të jenë të ulëta dhe do të variojnë në bregdet nga 6 °C deri në 14 °C, në vendet e ulëta: 6 °C-14 °C dhe në vendet malore: 1 °C – 7 °C.
Era nesër do jetë e lehtë ndërsa në bregdet do të forcohet dhe do të arrijë deri në 40km/orë, duke shkaktuar edhe dallgëzime por pa problem për lundrimin.