Nëse nuk mund t’i nuhatni këto 5 aroma, mund të keni problem serioz!

Publikuar më 03. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Sipas një studimi të 3000 të rriturve mes moshave 57 dhe 85-vjeçare në Universitetin e Çikagos, shkencëtarët u kërkuan pjesëmarrësve të identifikonin pesë aroma të ndryshme.

Ata duhet të dallonin menten, peshkun, portokallin, trëndafilin dhe lëkurën.

39 %të personave me problem në nuhatje ishin gjetur të vdekur brenda pesë vjetëve.

Hulumtuesi kryesor i studimit, prof. Jayant Pinto, thotë se zbulimi mund të ndihmojë në prioritetizimin e pacientëve të cilët janë më shumë në rrezik nga vdekja ashtu që të mund t’u kushtohet kujdes shëndetësor para se të jetë tepër vonë.

Mosfunksionimi i nuhatjes është një shenjë paralajmëruese, një sistem i paralajmërimit të hershëm i cili tregon se dëmi mund të jetë bërë.

“Gjetjet tona mund ta ofrojnë një provë të dobishme klinike, një mënyrë të shpejtë dhe të lirë të identifikimit të pacientëve që janë në rrezik më të madh”, shtoi ai.

Duhet të theksohet se humbja e të nuhaturit mund të jetë gjithashtu edhe thjesht shenjë e një ftohjeje të keqe.