“Nëse nuk ke kritikë, ju me shumë gjasë nuk do të keni as sukses”

Malcolm X ka qenë një aktivist i famshëm për të drejtat civile të afro-amerikanëve dhe për të Drejtat e Njeriut. Malcom X ishte ndjekës i fesë myslimane dhe sipas tij, feja islame mund të rrëzonte çdo mur racizmi midis personave.

Ai u vra në New York më 21 shkurt 1965, në ditën e parë të Javës Kombëtare të Vëllazërisë, nga anëtarë të organizatës politiko-fetare të quajtur Shteti i Islamit.

Ja disa nga thëniet e tij:

“Edukimi është pasaporta e jonë për të ardhmen, sepse e nesërmja u takon atyre që përgatiten sot për të”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se si e gjithë jeta e një njeriu, mund të ndryshohet nga një libër”.

“Ndonjëherë duhet t’i rrokni armët, për t’i ulur armët”.

“Zakonisht, kur njerëzit janë të pikëlluar, ata nuk bëjnë asgjë. Ata vetëm ankohen për gjendjen e tyre. Por kur ata janë të inatosur, atëherë e sjellin ndryshimin”.

“Nëse nuk ke kritikë, ju me shumë gjasë nuk do të keni as sukses”.

“Ju nuk keni nevojë të jeni burrë për të luftuar për liri. E gjitha që duhet të bëni, është të jeni krijesë njerëzore inteligjente”.

– Malcolm X

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet