Nëse do të përfundonit në karantinë, ja ç’parashikojnë yjet për ju!

Humor italian

Mbarë bota po kalon ditë të vështira këto kohë, për shkak të përhapjes në masë të koronavirusit. Deri më tani situata më e rrezikshme paraqitet në Kinë, Itali e Iran, vende në të cilat ka më shumë raste të regjistruara dhe viktima. Ndërkohë edhe në Shqipëri janë shënuar dy rastet e para të infektuara me koronvairus, por situata deri më tani është nën kontroll.

Megjithatë në këtë situata serioze, faqet e huaja nuk kanë ngurruar që të sjellin pak buzëqeshje tek njerëzit që ndihen të frikësuar dhe në panik. Një faqe italiane “Astromania” ka “parashikuar” se si do të silleshin shenjat e horoskopit nëse do të përfundonin në karantinë për shkak të koronavirusit.

Yjet thonë se Dashi, Gaforrja dhe Ujori nuk do të mund t’i përmbanin emocionet në një situatë të tillë. Dashi do të grindej me të tjerët, Gaforrja do të qante, ndërsa Ujori do të largohej menjëherë nga shtëpia.

Ndërsa Virgjëresha dhe Bricjapi nuk do të ndaleshin së punuari, duke qenë se kjo është një nga tiparet më të forta që i karakterizon. Nga ana tjetër Demi do të vazhdonte të hante, Binjakët do të chatonin, Luanët do të bënin një selfie për ta ndarë me gjithë botën, Peshoret do të përdornin manikyr, Shigjetarët do të vazhdonin me gjimnastikën, ndërsa Peshqit do ta harronin situatën duke fjetur. Kurse Akrepët do të ishin më të zjarrtët, sepse as koronavirusi nuk do i ndalonte për të kryer marrëdhënie.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet