Nëntë plazhet më të rrezikshëm në botë (FOTO)

Publikuar më 01. 06. 2017 nga pandeli

Natyra fsheh surpriza të pafundme rreth saj. Në çdo vend të botës, mund të magjepsesh nga bukuria e natyrës, por disa prej tyre nuk na ofrojnë qetësi. Përkundrazi, këto vende mund të fshehin rreth vetes rreziqe të frikshme.

Ne po ju prezantojmë me plazhet më të frikshme në botë, ku ju nuk duhet të shkoni atje, pavarësisht se mund të josheni nga pamja e bukur e tyre.

Gansbai, Afrika e Jugut – Kjo zonë është konsideruar si kryeqyteti i peshkaqenëve të bardhë. Është mjaft e populluar me këtë specie dhe të notosh në ujërat e këtij bregdeti, është shumë e rrezikshme. Sipas statistikave, në këtë zonë jeton një koloni prej rreth 60 mijë fokash, e cila tërheq kopenë e peshkaqenëve të mëdhenj dhe të bardhë, të cilët i sulmojnë.

Kilauea në Hauai – Plazhi me rërë të zezë në Kilauea, në ishullin më të madh të arkipelagut, është vendi më i keq për të hapur peshqirin tuaj të plazhit. Gjendet pranë vullkanit më aktiv në botë. Kilauea është aktiv që prej 3 janarit 1983. Ka pak gjasa që ju ta gjeni atë në qetësi dhe se llava e nxehtë derdhet në oqean. Në disa vende temperature e ujit arrin deri në 45 gradë Celsius.

Praia de Boa Viegem, Brazil – Ky plazh i famshëm në Recife të Brazilit tërheq turistë nga e gjithë bota. Sa keq që në vitin 1992 janë regjistruar të paktën 50 sulme peshkaqenësh, ku 19 prej tyre kanë qenë fatalë. Ambientalistët thonë se shkaku mund të jetë shkatërrimi i ekosistemit të bregdetit në këtë zonë, shkaktuar nga anijet e peshkimit që rriten afër bregdetit. Por shqetësues është edhe shkalla e krimeve të dhunshme që ndodhin në qytet. Departamenti Amerikan i Shtetit e përkufizon “kritike” gjendjen e sigurisë për turistët.

Shenzen, Cina – Këtu rreziku vjen nga mbipopullimi i njerëzve. Plazhi është aq kaotik saqë të fut frikën. Kjo sjell situatë të ndryshme mes njerëzve, nga ato më të papëlqyeshmet, e deri tek ato të rrezikshme. Gjithçka ndodh për shkak të mungesës së hapësirës në bregdet.

Zona veriore e Kunsilend, Australi – Çdo vit, mes tetorit dhe prillit, të tërë kandilat e detit detyrohen që të dalin në bregdetin e Australisë veriore. Pavarësisht përmasave të vogla, këto meduza janë një ndër krijesat më helmuese në botë dhe përgjegjës për vdekjen e tw paktwn 70 njerëzve që prej vitit 1883. Pickimet e shkaktuara prej tyre janë shumë të dhimbshme dhe provokojnë arrest kardiak dhe kjo mund të ndodhë në ujë, përpara se të dilni në bregdet.

Ishulli Fraser, Australi – E kush mund ta mendonte se një plazh me rërë të bardhë, mund të fshiheshin kaq shumë rreziqe? Por kjo parajsë është vetëm një pamje, sepse aty fshihen merimangat vdekjeprurëse. Merimangat shpesh zbulohen dhe sulmohen nga qentë e egër, specie që tashmë është në mbrojtje. Ndërkohë, deti është “infektuar” nga peshkaqenw dhe kandila deti.

Atollo di Bikini, Ishulli Marshall (SHBA) – Kjo pasuri botërore, që mbrohet nga UNESCO, është konsideruar i rrezikshëm për dy arsye: nga rrezatimi bërthamor dhe peshkaqenët. Mes vitit 1946 dhe 1958, ishte vendi ku janë bërë të paktën 20 teste bërthamore. Një studiues nga Universiteti i Kolumbisë, ka dalë në konkluzionin që prodhimet e zonës të mos konsumohen sepse janë të rrezikshme për shëndetin. Bëhet fjalë për arrat e kokosit që bien nga pemët. Mungesa e peshkimit prej 65 vitesh ka bërë që jeta detare të mbipopullohet, sidomos me peshkaqenë.

Choupati, Indi – Deti këtu është një blu e mrekullueshme, por është mirë që të mendoheni përpara se të hidheni për tu larë. Ky plazh është konsideruar si një nga më të ndoturit në botë. Është pushtuar nga mbeturinat dhe rrënojat e anijeve të çmontuara. Gjithashtu deti është i ndotur nga ujërat e zeza të Mumbait.

Plazhi Zipolit, Meksikë – Disa thonë se emiri “zipolite”, vjen nga gjuha nahuatl dhe që do të thotë “plazh i vdekur”. Ky plazh, ndonëse i vogël si vijë bregdetare është i njohur për dallgët dhe rrymat e rrezikshme. Në vitin 1995, është krijuar një barrierë për të ndaluar fuqinë e dallgëve dhe numri i viktimave ka rënë dukshëm. Pavarësisht kësaj, ujërat janë me të vërtetë të rrezikshëm.