Nënë krenare për djalin që ke…

Nga Mjaftore Keraj

Atë fundgushti udhëtova për në Gjermani, por nuk e kuptova përse ftesa më erdhi ashtu papritur, ndoshta djalin e kishte marrë malli. Atë mbasdite pasi vizitova sallën e koncerteve të Teatrit të Operës dhe Baletit (në Aachen) çuditërisht aty ngjitur ishte edhe Shkolla e Lartë e Muzikës, pasi takuam rojen, djali pohoi se kisha dëshirë të vizitoja shkollën. Që nga kati i parë dhe deri lart faqet e mureve të shkollës kishin të afishuara fotot me koncerte të ndryshme të studentëve. Skerdi punonte koncert maestër tek Orkestra e Operës, ndërsa te shkolla jepte disa orë si Docent. Kur dolëm po sodisja përballë katerdralen madhështore të qytetit, ndërsa roja diçka foli gjermanisht, por unë vetëm fjalën muter (nënë) e kuptova, por isha kurioze të dija çfarë tha. Djali me vështirësi ma përktheu: Nënë krenare për djalin që ke. E kapa fort atë dorezë metalike, të gdhendur, të hekurt, të verdhë dhe djali në çast më shkrepi një foto. Një dëshirë e brendshme më pushtoi – Këtu do të jetë e ardhmja jote:-i thash. Asgjë s’dija ç’do të ndodhte më tej. Ditën tjetër u nisëm për në Koln. Buzë lumit Rein  përballë katerdralja tjetër madhështore.. Dhjetra mjete lundruese me turistë shëtisnin mbi lumë. Më la telefonin për pak çaste dhe më tha:-Kthehem shpejt, sodite pamjen dhe kënaqu.-Pak çaste u deshën dhe disa hapa larg meje me një dokument në dorë (kuptohet gjermanisht) më tha:-si çdo herë edhe këtë radhë të doli parandienja. S’kuptova asgjë.

Por dëshirat dhe ëndrrat e nënës për fëmijën nuk kanë kurrë limit. Para 17 vjetësh e kisha vizituar Shkollën e lartë të muzikës në Këln dhe isha shprehur:-Ti një ditë këtu do të vish profesor. Po, letra u shoqërua me fjalët e djalit-e mora titullin Profesor. Është e tepërt të them se çfarë ndjeva. Mu kujtuan 12 vitet e jetës së konviktorit të lodbshme, të mundimshme, të trishtuara e të gëzuara, por të suksesshme. Mu rishfaq rruga e hekurt e trenit linja Laç-Tiranë dhe 18 vjeç braktisja e atdheut si emigrant në dhe të huaj. Sot, në këtë 8 Mars gjej rastin të uroj fëmijët e mi për krenarinë e ligjshme që kam. Kush mund ta mendonte që nga Laçi “Qyteti punëtor”, Sokoli, djali tjetër, do të fluturonte nga Bukureshti matanë oqeanit në Bogota të Kolumbisë. Do të merrte me vete imazhet e solidaritetit të njerëzve të thjeshtë, punëtorë ku jepnin e merrnin gjithçka. Filmi  “Dita e fundit e Loro…” ishte produkt i këtij qyteti. Në një gazetë lexova mallkimet e një artisti shqiptar për vendin e tij. Të dy kudo që janë, në çdo hap që hedhin, në çdo sukses që arrijnë ndjehen krenarë për kombin e tyre. Kolegu i vet regjizor,ishte i sëmurë rëndë. Kontribuoi sa mundi për të me shërbime të ndryshme. Koleget e pyesnin si ishte, ai mori një listë dhe u propozoi të dhuronin  sipas mundësisë dhe dëshirës. Ai duhet të vazhdojë kimio-terapinë. Ora 1 e natës, zilja ra dhe tha:-Sa i gëzuar jam sot. Kolegu ime do të vazhdojë kimio. I mblodha pesot(lekët) dhe ia çova kolegut. Ndjehem i lumtur, por dhe i trishtuar… I kishte kërkuar të dinte si shkruhej shqip fjalia- nënë krenare për djalin që ke-Këtë shprehje e lexova në e-mailin tim. Ja vlerat që kanë marrë me vete. Interneti ra. Gjumi mu prish.. E zhubrosa faqen e gazetës ku artisti shqiptar mallkonte vendin e vet.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet