Nënë e bijë zhduken pa lënë gjurmë në Britani, policia apel qytetarëve

BBC raporton se një grua shqiptare dhe vajza e saj 2-vjeçare janë zhdukur pa lënë gjurmë në Angli.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Sebjana Myzeqari dhe vajzën e saj Enissa, bën me dije media britanike në lajm, ku citon një zyrtar të lartë policie.

Nënë e bijë janë zhdukur që prej datës 2 prill, kur janë për të fundit herë në Doncaster, dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë informacion mbi fatin e tyre.

Policia bën me dije se gruaja nuk ka përdorur telefonin apo kartat e bankës, çka të bën të dyshosh se nuk e ka lënë Mbretërinë e Bashkuar.

Mësohet se znj. Myzeqari kishte mbërritur nga Shqipëria në Britani tri vite më parë. Raportohet se nënë e bijë bënin një jetë të izolur, dhe kishin pak miq në qytet.

Policia britanike ka publikuar fotot e tyre duke u bërë apel qytetarëve apo kujtdo që i ka parë për ndihmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet