Nënë e bijë kanë 24 vite diferencë, por të gjithë i mendojnë se janë motra

Joleen Diaz dhe Meliani Parks janë nënë e bijë dhe gjithë rrjeti ka nisur të diskutojë përto. Ato kanë 23 vite diferencë me njëra-tjetrën, por ata që nuk i njohin mendojnë se janë motra. Joleen është 43 vjeçe, ndërsa Meilani është 19 dhe të dyja kalojnë shumicën e kohës bashkë dhe kjo gjë i ka bërë akoma më shumë konfuzë njerëzit.

Me flokët e tyre të gjatë, format trupore dhe lëkurën plot shkëlqim, Joleen Diaz dhe Meilani Parks ngjajnë si motra binjake me njëra-tjetrën. Nëna beqare ka treguar se ajo e mban lëkurën të freskët, njësoj si e bija, duke u kujdesur vazhdimisht, që në moshën 12-vjeçare, për pastrimin e saj.

“Kam pasur gjithmonë një jetë të shëndetshme dhe aktive. Shumë rrallë pi alkool, pushoj shumë dhe dieta ime ushqimore është shumë e balancuar. Ne jemi shumë të afërta. Bëjmë shumë gjëra bashkë, udhëtojmë, bëjmë pazar, stërvitemi. Dhe ndonjëherë thjesht shtrihemi në divan dhe bisedojmë”, ka treguar nëna 43-vjeçare.

Pikërisht për shkak të lidhjes së fortë që kanë me njëra-tjetrën, Meilani nuk ofendohet kur njerëzit i thonë se e ëma duket si motra e saj.

“Nuk mendoj se ajo mërzitet. Gjatë kohës që ajo rritej, dëgjonte shpesh njerëzit t’i thoshin se nëna ngjante si motra e saj. Unë isha shumë e re kur e linda, kështu që nuk është thuajse e pamundur që ne të dukemi si motra. Për më tepër unë kujdesem shumë për lëkurën, çdo ditë laj fytyrën në mëngjes dhe para se të shtrihem për të fjetur. Të jetosh në Kaliforni, mbrojtja nga dielli është thelbësore. Unë përdor krem për mbrojtje nga dielli çdo ditë, madje edhe në ditë të vrenjtura apo me shi. Gjithashtu përdor serum vitamine C ditën dhe natën. Lëkura e pastër më jep vetëbesim, edhe në ditët kur nuk jam në më të mirën time”, ka treguar Joleen Diaz.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet