Nëndrejtori i Kadastrës Vlorë jep dorëheqjen

Nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës Ardian Musta ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Dorëheqja e  Mustës vjen pas një vale shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës.

Kujtojmë që më 9 shtator u shkarkuan nga detyra drejtori i Kadastrës Florian Alimadhi, nëndrejtori Klodian Troci si edhe një numër specialistësh.

Burimet bëjnë me dije se drejtori i ri i komanduar në drejtorinë e Kadastrës së Vlorës është Alteo Nazëraj.

Ky i fundit me profesion është jurist dhe ka punuar si specialist në drejtorinë e hipotekës prej 10 vitesh.

Në 6 vite të qeverisjes socialiste në Vlorë janë ndërruar 12 drejtorë ku denoncimet e qytetarëve veçanërisht për trojet në bregdet kanë qenë të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet