Në SHBA dhe Shqipëri “i blen”, ja si po mendon Putin ti fitoj zgjedhjet në Rusi…

Në pikun e debatit mbi investimin e parave të Rusisë në zgjedhjet e SHBA dhe Shqipëri, vetë Zoti dhe vetë shkopi i këtij vendi, Vladimir Putin çuditërisht nuk po e zgjidhë dot problemin me para, edhe pse është presidenti i një shteti jashtëzakonisht të varfër.

Ndonëse dihet me siguri se Presidenti I Rusisë, Vladimir Putin do të marrë mandatin e dytë gjashtëvjeçar më 18 mars, përkundër faktit që nuk ka shpalosur asnjë propozim politik konkret, pushteti i tij është i fokusuar në pjesëmarrjen e votuesëve. Thjeshtë, rusët nuk dalin për të votuar!

Kjo është dhe arsyeja, që kjo fushatë për zgjedhjet presidenciale në Rusi veçohet me shpallje dhe video virale, me përmbajtje të qartë për të zgjuar interesin e qytetarëve që të dalin në qendrat e votimit për të votuar.

Media të ndryshme amerikano-shqiptare “e dijnë” se Trump dhe Basha janë financuar për fushatën e tyre nga dora vetë Vladimir Putin, ndërkohë deri më sot në Rusi nuk është zbuluar se kush e financon këtë fushatë me seks, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale dhe Youtube, dhe është e qartë se shënjestër e tyre janë votuesit e ri. Kremlini deri më sot nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se një lloj fushate e tillë po i pengon.

Disa nga shembujt janë shpalljet mbi ato që ndodhin në qendrën e votimit, ku komisioni zgjedhor përbëhet nga supermodele seksi, një modele në toples që qëndron e shtrirë pranë flamurit rus sikur lexon broshurën parazgjedhore, deri sa një vajzë tjetër e re po bëhet gati të fus fletën e votimit në kuti, dhe është vetëm në veshje intime.

“Çfarë ndodhë në kabinën e votimit, në kabinë ngelet,” theksohet në një nga faqet me përmbajtje të sponsorizuar në botimin rus të revistës për meshkuj “Maxim”.

Shpallja e dytë tregon një grua në veshje intime ngjyrë të zezë, se si voton në kabinën e votimit dhe me delikatesë fut fletën e saj të votimit në kuti, me moton: “Mirë se vini në botën e të rriturëve”.

Redaktori i revistës “Maxim”, Aleksandar Malenkov tha për France Presse se nuk guxon ta thotë se kush i financon foto-shpalljet erotike, të cilat janë punuar për botimin e vjeshtës së vitit të kaluar. Videon me filmime nga kjo kohë tashmë e kanë shikuar në internet më shumë se një milion njerëz.

Abstenimi në zgjedhje, abstenim në krevat

Gjatë këtij muaji në YouTube është publikuar një video e emërtuar “Seksi dhe zgjedhjet janë vetëm për të rritur”.

Në këtë filmim joshës, femëra e çon mashkullin nga pubi dhe fillon ta puth deri në momentin kur e merr vesh se ai ka abstenuar në zgjedhje.

“Atëherë ti vërtetë nuk je njeri i rritur,” i thotë ajo duke e qortuar dhe ikën.

“Zgjedhjet tona janë festival, madje karneval, e në karnevale erotika është e lejuar,” thotë analisti i njohur politik, Konstantin Kalashev duke komentuar këtë fushatë të çuditshme zgjedhore.

Qarkullojnë edhe video tjera virale përmes të cilave është menduar të rritet pjesëmarrja në votime, duke përfshirë këtu edhe videon me ngjarjen që zhvillohet një natë para ditës së  zgjedhjeve presidenciale, ku burri e përqesh gruan sepse ka planifikuar të votoj nesër.

Në skenën e cila ka shkaktuar shumë kritika, ai fle gjumë dhe përjeton një makth kur i vjen thirrja për ushtri me pakicat kombëtare, dhe duhet të vendoset në një vend me homoseksualët, sepse presidenti i ri i Rusisës është “gay friendly”.

Video e dytë jep një grua shtatzënë e cila është e dëshpruar, se si me histeri i flet taksistit që ta çoj në qendrën e votimit, dhe jo në spital.

“Kush ka vendosur dhe kush ka paguar, nuk mund të dihet me saktësi,”  tha Kalashev, duke theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e mohon se ka lidhje me këtë fushatë.

Duke pasur parasysh përmbajtjen, ai mendon se në këtë mënyrë nuk mund të rritet pjesëmarrja në votime. “Nëse ndodhë diçka, mund të ndodhë vetëm e kundërta, sepse kjo vërteton se zgjedhjet në Rusi janë shndërruar në cirk pa përmbatje serioze,” tha Konstantin Kalashev duke shtuar: “Deri në zgjedhje kanë ngelur edhe ca ditë, por kandidati Putin nuk ka program. Nuk paraqitet në videot e tij promocionale. Siç duket e ka bërë si ritual, është i lodhur nga kjo,” tha ai duke konstatuar se pjesëmarrja është kryefjala e këtyre zgjedhjeve.

Vladimir Putin ka ardhur në pushtet si kryeministër ose si president, nga viti 1999. Në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 18 mars, Kremlini dëshiron që të ketë një pjesëmarrje prej 70 për qind në mënyrë që Putin të marrë një mandat të fuqishëm, derisa opozitari Aleksej Navaljni, i cili ka frikë të futet në garë, bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve duke i konsideruar si farsë.

Të tjera

Abissnet