Në restorantet e Bon Jovi-t, ku mund të konsumosh një vakt pa paguar

Ne të gjithë e njohim Bon Jovi-n për muzikën e tij, por pak e dinë që këngëtari është gjithashtu një aktivist dhe promovues i një projekti social tejet interesant i njohur si Soul Kitchen.

Për çfarë bëhet fjalë?  Një restorant të hapur për të gjithë, ku mund të hanë të gjithë ata që nuk kanë para për të paguar, në këmbim të një ndihmese të vogël.

Për projektin Soul Kitschen të Bon Jovi-t është folur në media që prej vitit 2011, kur këngëtari hapi restorantin e parë. Tanimë janë bërë dy restorante, të dy në qytetin e Nju-Xhersit.

Ku qëndron veçantia e këtyre restoranteve? Konsiderohen si restorante komunitare që ofrojnë një meny me pjata pa çmim. Ideja është që njerëzit që kanë të ardhura të paguajnë, ndërsa ata që nuk kanë para mund të hanë atë që duan në këmbim të një kontributi të vogël, kurse ata që s’kanë asnjë dyshkë në xhep mund të ndihmojnë duke punuar në kuzhinë, ose në kopshtin me perime ku kultivohen pjesa më e madhe e ingredientëve që përgatiten për t’u gatuar.

Sipas sajtit të Soul Kitchen, 54 për qind e pastave të shërbyera janë financuar përmes donacioneve, ndërsa pjesa e mbetur nga aktivitet vullnetare. Kamerierët dhe stafi i restorantit nuk përbëhet nga profesionistë por vullnetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet