Në prill fillojnë linjat direkte nga Tirana në Londër (low cost) dhe Tel Aviv

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se në prill do të nisin dy linja të reja fluturimesh direkte nga Aeroporti i Rinasit.

Duke filluar nga 13 prilli do të ketë fluturime direkte nga Tirana në Tel Aviv (Izrael). Kjo është linja e parë direkte që do të lidhë dy shtetet.

Linja tjetër është Tiranë-Londër Stansted (Angli), duke filluar nga prill 2018. Ky do të jetë fluturim low cost. Aktualisht ofron fluturime për në Londër edhe British Airways.

Autoriteti njofton se ka kërkesa të tjera konkrete që po shqyrtohen dhe do të fillojnë gjatë 2018, ka për 3 destinacione të reja, fluturime charter, si më poshtë:

-Tiranë-Helsinki (Finlandë)

-Tiranë-Kopenhagën (Danimarkë)

-Tiranë-Bukuresht (Rumani)

-Tiranë-Moskë (Rusi)

Vitin e fundit ka pasur një interes të lartë të turistëve për të vizituar Shqipërinë, çka ka bërë që linjat ajrore të kthejnë sytë edhe nga Shqipëria. Në 2017-n, në total, në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike, sipas të dhënave të INSTAT, raporton “Monitor”.

Ndërsa numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes ajrit ishte 2.6 milionë në vitin 2017, me një rritje prej 23% me bazë vjetore.

Aktualisht, qeveria është në negociata me konsorciumin turk “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës.

 

Të tjera

Abissnet