Në pranga 4 zyrtarë të Hipotekës së Kavajës, ja akuzat ndaj tyre

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Katër zyrtarë të Hipotekës së Kavajës janë arrestuar nga policia. Shtetasit në fjalë janë identifikuar si Artan Kazazi, Nezir Lecini, Andi Gjeci dhe Aida Kollcaku.

Sipas të dhënave të deritanishme, punonjësit e ZRPP-së së Kavajës kanë tjetërsuar prona publike kundrejt ryshfeteve që kanë marrë nga personat e interesuar.

Detajet të tjera rreth këtij operacioni pritet të zbardhen në orët në vijim.