Në prag të festës së Pavarsisë, ja si e presin shqiptarët nëpër botë (FOTO)

Foto 1 nga 6 Pas Para

Festat kombëtare shërbejnë për të rritur ndjenjën dhe dashurinë për tokën tonë. Pra,  shqiptarët në bibliotekën Mozgetti Borgetti në Macerata festuan një përvjetor të rëndësishëm për vendin e tyre, transmeton TiranaToday.  Më 28 nëntor 1443, heroi legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu mblodhi popullin dhe ngriti flamurin e kuq dhe të zi në ankandin e Kështjellës së Krujës. Por, data 28 nëntor 1912, mbahet festa e flamurit kombëtar shqiptar,  që shënoi pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane pas pesë shekujve pushtim. Festimi i kësaj date bashkoi edhe fëmijët e shqiptarëve të lindur në Itali, duke kënduar në gjuhën e tyre amtare, duke recituar kreativitetin e poetëve shqiptarë të Rilindjes duke ruajtur rrënjët e identitetit kulturor. Elisabetta dhe Viviana dy vajza me origjine shqiptare, por që kishin lindur dhe ishin rritur ne Itali, përshëndetën në gjuhën shqipe, gjuhën e të dashurave të tyre, duke integruar dhe krijuar një lidhje mes dy vendeve.

Por Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është pritur me festime dhe në Boston, ditën e diel. Festimet e organizuara nga  Qendra Rinore Shqiptare atje, u valëvit flamuri shqiptar, u këndua, dhe u kërcyen valle , valle tradicionale shqiptare si dhe u organizuan shfaqje teatrore nga amatorë dhe profesionistë në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet