Në panairin më të madh të elektronikës ndërpritet energjia elektrike

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Gjatë panairit më të madh të elektronikës dhe inovacioneve teknologjike, i cili mbahet çdo janar në Las Vegas, u ndërpre energjia elektrike.

Për shkak të mungesës së rrymës janë evakuuar edhe pjesë të qendrës me sipërfaqe prej tre milionë katrorë.

Organizatorët e panairit thanë se kontaktuan me kompaninë elektrodistributive dhe se energjia elektrike erdhi pas dy orësh.

Shkaku i ndërprerjes mendohet të ketë qenë si pasojë e shirave të mëdha.