×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Në Maqedoninë e Veriut arrijnë 3.000 vaksina ruse

Të dielën në Maqedoninë e Veriut kanë arritur 3.000 vaksina ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, kanë dalë për të pritur vaksinat në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, tha se këto doza do të vaksinohen personat e moshuar, të sëmurët kronikë dhe kategori tjera ndërsa theksoi se vaksina është e sigurt.

Ai bëri të ditur se në ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet edhe për sigurimin e dozave tjera, me qëllim vazhdimin e imunizimit të popullatës, bazuar në planin nacional për imunizim.

“Vaksina është e sigurt dhe efikase. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullit maqedonas me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi të gatshëm që bashkëpunimin ta zgjerojmë edhe në sfera tjera”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë arritur vetëm rreth 8.000 doza vaksinash të kompanisë amerikan Pfizer, edhe atë si donacion nga Serbia.

Me to janë vaksinuar punonjësit e Klinikës Infektive në Shkup, dhe të qendrave infektive të qyteteve tjera, si dhe punonjësit e qendrave COVID-19.

Opozita ndërkohë ka kritikuar qeverinë për dështim në sigurimin e vaksinave dhe përballjen me pandeminë, që sipas VMRO-DPMNE-së, dëshmohet me numrin e lartë të vdekjeve dhe rritjen e rasteve me këtë virus.

“Kjo qeveri mburret me një kuti të vaksinave të ardhura tani nga Rusia në Maqedoni, derisa në të njëjtën kohë në rajon dhe në botë masivisht vazhdon vaksinimi i popullatës. Maqedonia është vendi i fundit në Ballkan, në Evropë dhe në botë kur bëhet fjalë për vaksinimin. Fatkeqësisht, Maqedonia është e para për sa i përket vdekshmërisë kur bëhet fjalë për të vdekurit nga pandemia e COVID-19”, ka deklaruar Vlladimir Gjorçev.

Megjithatë, Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë, që nuk ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit.

Lidhur me rritjen e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se institucionet po e ndjekin me vëmendje situatën, por se për momentin nuk ka ndonjë plan për mbyllje apo masa shtrënguese, ndonëse nuk përjashtohen në rast të përkeqësimit të gjendjes.

“Për momentin nuk ka rrezik për ngarkimin e kapaciteteve spitalore, gjithkund ka shtretër të lirë. Kemi pasur disa mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive, po ndiqen numrat. Analiza përfundon në fillim të javës së ardhshme. Për momentin nuk kemi paraparë shtrëngim të masave, por kjo nuk përjashtohet nëse gjendja vazhdon të përkeqësohet”, ka theksuar Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në klinikat e Qendrës Universitare në Shkup dhe spitalet e qyteteve tjera janë duke u trajtuar 825 persona ndërsa shtretër të lirë ka edhe për 300 persona.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka nisur tre javë më parë, por për dallim nga më parë nuk ka rritje të numrit të viktimave.

Prej shpërthimit të pandemisë, me koronavirus në Maqedoninë e Veriut janë të diagnostikuar mbi 106.000 persona.

Prej tyre 3.185 e kanë humbur jetën, rreth 94.000 janë shëruar ndërsa aktive janë rreth 9.100 raste.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

‘Bum’ infektimesh në Greqi, mbi tre mijë persona me COVID-19 dhe 75 të tjerë konfirmohen të vdekur!

‘Bum’ infektimesh në Greqi, mbi tre mijë persona me COVID-19 dhe 75 të tjerë konfirmohen të vdekur!

Publikuar më 10.04.2021
Raporti epidemiologjik i 24 orëve të fundit më Greqi vë në d...

Raporti epidemiologjik i 24 orëve të fundit më Greqi vë në dukje se infeksionet e reja të konfirmuara, janë rreth 3.000 ndërsa vdekjet janë 75. Pati një rritje margjinale të numrit të intubuarve, pasi dje ishte 780 dhe sot u rrit në 781. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e fundit […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron 9 viktima dhe 571 raste me COVID-19

Kosova regjistron 9 viktima dhe 571 raste me COVID-19

Publikuar më 10.04.2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se janë regjistruar edhe nëntë viktima dhe 571 raste të reja me koronavirus. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime […]

Lexo më shumë

Vrasja e gazetarit të kronikës, pas aktit qëndron krimi i organizuar; Reagon policia: Ata bënë një gabim shumë të madh tani ne…

Vrasja e gazetarit të kronikës, pas aktit qëndron krimi i organizuar; Reagon policia: Ata bënë një gabim shumë të madh tani ne…

Publikuar më 10.04.2021
“Pas vrasjes së gazetarit grek të kronikës, George Kar...

“Pas vrasjes së gazetarit grek të kronikës, George Karaivaz, qëndron ajo që ne e quajmë krim i organizuar. Zgjedhja e gazetarit ishte simbolike dhe ishte një mesazh me shumë marrës, madje edhe vetë policia që thotë se ne mund të godasim kur të duam, kë të duam dhe jo dikush mund të na prekë. Arsyeja […]

Lexo më shumë

Kapet me 800 mijë euro drogë, arrestohet zyrtari i lartë i policisë në Maqedoninë e Veriut

Kapet me 800 mijë euro drogë, arrestohet zyrtari i lartë i policisë në Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 09.04.2021
Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se është organizuar...

Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se është organizuar një aksion policor në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve, DEA-n. Si rezultat i këtij aksioni është sekuestruar drogë me vlerë tregu mbi 800 mijë euro. Mega-aksioni e njoftoi vetë Ministri i Brendshëm, i Maqedonisë së Veriut, Spasovski, i cili tha se me partnerët […]

Lexo më shumë

Rriten vdekjet në Greqi si pasojë e COVID-19: 2.747 infektime të reja, 790 të intubuar dhe 78 vdekje

Rriten vdekjet në Greqi si pasojë e COVID-19: 2.747 infektime të reja, 790 të intubuar dhe 78 vdekje

Publikuar më 09.04.2021
Greqia njoftoi sot rastet e reja të konfirmuara laboratorike...

Greqia njoftoi sot rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit rezulton se janë 2.747 persona të infektuar nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 290.964 (ndryshimi ditor + 1,0%), nga të cilët 51.4% […]

Lexo më shumë

Shtatë viktima dhe 684 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtatë viktima dhe 684 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Publikuar më 09.04.2021
Shtatë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë shënuar të...

Shtatë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë shënuar të premten në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK). Në laboratorët publikë dhe privatë janë testuar 4.487 mostra, nga rezultatet e të cilave janë regjistruar edhe 684 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Nga sëmundja llogaritet të jenë shëruar […]

Lexo më shumë

Vritet gazetari i kronikës së zezë në Greqi, ja si u ngrit prita që i mori atij jetën!

Vritet gazetari i kronikës së zezë në Greqi, ja si u ngrit prita që i mori atij jetën!

Publikuar më 09.04.2021
Gazetari nga Greqia, i cili mbulonte kronikën e zezë, Giorgo...

Gazetari nga Greqia, i cili mbulonte kronikën e zezë, Giorgos Karaivaz u gjend i vdekur pasi mori të paktën gjashtë plumba në të gjithë trupin e tij, ndërsa një total prej shtatëmbëdhjetë gëzhoja u gjetën në vendin e krimit, i cili ndodhi në rrugën Anninou në Alimos. Gazetari kishte përfunduar punën e tij më herët […]

Lexo më shumë

E rëndë/ 24-vjeçarja shqiptare humb jetën nga Covid-19 pas lindjes së fëmijës

E rëndë/ 24-vjeçarja shqiptare humb jetën nga Covid-19 pas lindjes së fëmijës

Publikuar më 09.04.2021
Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat kosovare, ku n...

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat kosovare, ku një e re ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit pas lindjes së fëmijës. Paraprakisht bëhet e ditur se 24-vjeçarja ishte konfirmuar me Covid-19 dhe se kishte bërë lindje cezariane. “Zyra për medie e SHSKUK-së, ju konfirmon se ditën e djeshme në Mjekimin Intensiv Covid […]

Lexo më shumë