
Ish drejtori i ujësjellësit Kurbin Alfred Prodani do të ekstradohet drejt Spanjës për t’u përballur me drejtësinë. Ai akuzohet nga drejtësia spanjolle për vjedhje. Alfred Prodani dyshohet se ka kryer vjedhje në Spanjë, ndër të tjera se ka grabitur edhe në banesën e yllit të Real Madrid, Karim Benzema.
Në vitin 2019-të u denoncua dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, se kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Por në atë kohë, 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht. Alfred Prodani u arrestua, në kuadër të operacionit koduar “Coruna”, i cili u finalizua disa javë më parë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës, informoi Policia e Lezhës.
Prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Më firmosjen e marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve rreth dy muaj më parë, Interpol Tirana në bashkëpunim me drejtoritë e policive në qarqe po gjurmon të gjithë personat e kërkuar nga shteti spanjoll, me qëllim që ata atë ekstradohen dhe të përballen me drejtësinë për veprat penale që akuzohen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply