Në ishullin indonezian të Balit, zhytësi britanik u tmerrua nga ajo çfarë pa nën ujë (VIDEO)

Një video është bërë së fundmi virale në rrjetet sociale dhe media. Në të shfaqet një zhytës britanik, Rich Horner, teksa filmon vetën ndërsa notonte nëpër mbeturinat nën det.

Pamjet janë marrë nga ishulli indonezian i Balit, tejet i popullor nga turistët dhe i njohur për plazhet e tij të bukura.

Ndërsa ai noton në një largësi 15 milje nga provinca e Denpasarit, nuk kanë të ndalur mbeturinat plastike që shfaqen si re mbi kokën e tij.

“Çanta plastike, shishe plastike, gota plastike, fletë plastike, kova plastike, kaseta plastike, shporta plastike, qese plastike, më shumë çanta plastike”, shkruante Horner në një postim në “Facebook” të shoqëruar me videon dyminutshe.

Të tjera

Abissnet