×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Në dialog me Serbinë për njohje reciproke”, Hoti dhe Rama u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media.

I pyetur nga gazetarët nëse do të shkojë në Uashington pa presidentin Hashim Thaçi, Hoti tha se është në koordinim me Grenellin për të caktuar datën e re të takimit. Ai theksoi se Kosova hyn në dialog me Serbinë për njohje reciproke.

“Kosova ka institucione legjtime kushtetuese. Unë jam i gatshëm dhe jam në koordinim me Grenellin për të caktuar një datë, me një axhendë ekonomike dhe… Hyjmë në dialog për njohje reciproke”, u shpreh Hoti.

Ndërkaq kryeministri Rama tha se: “Janë tre fjalë kyçe sot për ardhmërinë e Kosovës dhe për ardhmërinë e ambicjes strategjike të shqiptarëve në rajon, drejtësi ndërkombëtare e drejtë, stabilitet institucional i padiskutueshëm, dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare. Unë besoj se në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë”.

Më herët, kreu i qeverisë së Kosovës tha se  se janë tri projekte madhore të cilat duhet të finalizohen midis dy vendeve dhe që kanë qenë pjesë e diskutimit mes dy krerëve të qeverive.

“Janë tre projekte konkrete që ne kemi diskutuar, e para që ka të bëj me krijimin e një pike doganore në Durrës për mallrat e Kosovës. Ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji dhe projekti madhor i lidhjes së dy vendeve tona me hekurudhë. Në vjeshtë të këtij viti besoj do të gjenden fondet për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Publikuar më 05.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se t...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se tragjedia njerëzore në Bejrut, me dhjetëra jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kontrollin e territorit dhe të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Reagimi […]

Lexo më shumë

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

Publikuar më 04.08.2020
Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh be...

Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh betejë më Covid-19, ia ka dalë ta mposhtë virusin duke rezultuar tanimë negativ. Toçi e konsideroi betejën me Covid-19 si të vështirë, duke theksuar se nuk ka shpëtuar pa goditje në mushkëri. Mushkëritë sipas tij janë prekur, por për t’i kuruar shprehet ai do të […]

Lexo më shumë

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Publikuar më 03.08.2020
Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Ko...

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët. Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, […]

Lexo më shumë

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Publikuar më 03.08.2020
“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pa...

“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pasurinë dhe lëvizjet financiare të ministrave, duke nisur me kreun e qeverisë, Edi Rama. Portali rendit të ardhurat vjetore të vetëdeklaruara në 2019-ën mbi ministrat dhe sa arkëtojnë ata nga burime të tjera përveç pagës si funksionarë të lartë shtetërorë. Ndërkaq në vetëdeklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e anëtarëve […]

Lexo më shumë

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Publikuar më 02.08.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv ...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka njoftuar përmes një njoftimi në “Facebook” se ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë. “Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Publikuar më 02.08.2020
Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Mu...

Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Murtez Kastrati, ka ardhur edhe reagimi i kreut të partisë ZGJIDHJA, zotit Koço Kokëdhima, i cili e ka cilësuar këtë veprim si një gjest antikombëtar dhe të paligjshëm. Sipas Kokëdhimës, Policia e Shtetit nuk duhet të përsërisë më akte të tilla antikombëtare dhe duhet t’i shpallë […]

Lexo më shumë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

Publikuar më 31.07.2020
Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot vot...

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot votimin në Kuvend me 106 vota pro të ndryshimeve kushtetuese. VV thekson se deputetët që ngritën kartonin në Kuvend i shtruan Edi Ramës rrugën drejt kapjes së pushtetit, sipas shembujve të Thaçit e Vuçiçit. Në deklaratë thuhet se hapja e listave nuk do t’i demokratizojë subjektet politike, […]

Lexo më shumë

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

Publikuar më 31.07.2020
Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane ...

Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane PPE, Doris Pack, ka reaguar mbi votimin e njëanshëm të ndryshimeve Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë, ditën e djeshme. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Pack shprehet se kryeministri Edi Rama po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipëri. Ajo deklaron se: “janë […]

Lexo më shumë