Në Australi e duan të gjithë, kush është shqiptari që ndihmon të pastrehët (VIDEO)

Shqiptarët kudo që janë vazhdojnë me vepra humanitare, dhe kjo nuk bën përjashtim nëse janë në Evropë, Amerikë, apo Australinë e largët.

I tillë është edhe Azem Elmazi, i cili është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij humanitare.

“Sheppnews.com.au” shkruan se si Azemi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë, përcjell albinfo.ch.

Ai është pronar i një restoranti, ku mijëra emigrantë furnizohen me ushqim falas. Por, ai gjithashtu u ndihmon edhe me veshmbathje dhe gjëra tjera elementare.

Ai është nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21-vjeçare.

Elmazi dikur emigroi në Australi, derisa tani u ndihmon atyre që kanë nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Kush e din says:

    Haĺlall. Sa per statistike ai ben bamirsi sheparton, nje qyteze e vogel rurale ne shetin Victoria te Australise. Sencacion i madh

Të tjera

Abissnet