Ndryshon moti, nesër pritet të fillojnë reshjet e shiut

Publikuar më 25. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Merr një tjetër kthesë moti. Ditën e nesërme sinoptikanët parashikojnë reshje lokalisht mesatare gjatë pjesës së dytë të ditës në veri dhe reshje të dobëta lokale në qendër dhe jugperëndim. Në Alpe, në lartësi të mëdha, ato do të jenë në formën e borës, parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Temperaturat
Nesër (e martë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
– Në bregdet: 5 °C / 15 °C
– Në vendet e ulëta: 5 °C / 15 °C
– Në vendet malore: 0 °C / 9 °C.
Era
Sot pasdite (e hënë, dt.25) dhe nesër (e martë, dt.26) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.