Ndryshon emri i Aeroportit të Shkupit

Premtimi i Zoran Zaev dhënë kryeministrit grek Aleksis Tsipras për ndryshimin e emrit të autostradës dhe të aeroportit të vendit, janë bërë realitet. Qeveria ka marrë vendimin që aeroporti “Leka i Madh” të emërohet “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada në Korridorin dhjetë do të quhet autostrada “Miqësia”. Kryeministri Zaev është shprehur me vendim të qeverisë aeroporti “ Aleksandri i Madh” është emëruar në “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Për kreun e qeverisë së Shkupit, janë duke u bërë rregullimet dhe se do të ketë hapa pozitivë në raport me Greqinë, që të mund të ketë edhe raporte miqësore dhe të mira. Kohët e fundit ndërmjet shtetit grek dhe atij maqedonas kanë nisur negociatat për emrin “Maqedoni”. Në lidhje me këtë ka pasur përplasje diplomatike dhe protesta të fuqishme të mbajtura kryesisht në Athinë.

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet