Ndryshimet klimaterike, Trump: SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në deklaratën për shtyp në lidhje me vendimin për marrëveshjen e Parisit, ka deklaruar se SHBA-ja është tërhequr nga kjo marrëveshje.

“Marrëveshja e Parisit është një ka disavantazhe për Shtetet e Bashkuara dhe amerikanët, dua  më të mirën për punëtorët amerikan. Kjo marrëveshje na fut në një dizavantazh ekonomik”, ka deklaruar Trump, i cili ka shtuar se SHBA do të bëjë bisedime për tu futur në marrëveshje në leverdi të saj.

Marrëveshja e Parisit parashikonte pakësim të lëshimit të nivelit të gazrave të dëmshëm dhe parashikonte përdorimin e burimeve për energjinë e gjelbër.

/D.T/