Ndryshim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë? Zëdhënësi sqaron deklaratën e Hahn-it

Një zëdhënës i Komisionerit europian për Zgjerimin Johannes Hahn, ka sqaruar deklaratat e tij, ku u aludua se Hahn thoshte se pakti Shqipëri-Greqi mund të ndryshojë kufijtë mes dy vendeve.

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar”, tha zëdhënësi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga media greke “Kathimerini”.

“Ndërsa theksoi nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përpara ndonjë zgjerimi të ardhshëm, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve,” vijon deklarata.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi, deklaratat e Hahnit ngjallin polemika në Greqi

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn shkaktoi polemika në mediat lokale të mërkurën, pasi deklaroi se negociatat midis Shqipërisë dhe Greqisë për të përcaktuar kufijtë detarë në detin Jon mund të çojnë në një “ristrukturim të kufijve”, raporton “Ekthemerini“.

“Bëhet fjalë për diçka që është gjithnjë vendimtare dhe kritike për qytetarët, prandaj këtu kemi nevojë për burrështetësi”, tha Hahn në konferencën ballkanike.

“Por ne gjithashtu kemi nevojë burrështetësi për të kuptuar se duhet të ndodhin disa ndryshime në shoqëri, duhet të ketë disa ndryshime në mentalitetet, në mënyrë që të bëhen përparime reale në udhën drejt Evropës”, shtoi ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet