Ndriçim Xhepa shtrohet sërish në spital, kalon me sukses operacionin

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shtruar sërish në spital. Gazeta Shqiptare mëson se Ndriçim Xhepa e ka kaluar me sukses një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital privat në kryeqytet. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Shqiptare aktori megjithatë ndodhet në reanimacion. Kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve. Vlen të kujtojmë se në tetor të 2017 ai ka kaluar me sukses një ndërhyrje në mushkri.

Në atë kohë qeveria ka dhënë një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në Gjermani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet