×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ndodh në Vlorë/ 3 metra i gjatë, bie në rrjeta peshkaqeni i rrezikshëm

Një specie e rrezikshme ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për Peshkaqenin Dhelpër, i cili është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg. Kjo specie nuk haset shpesh në brigjet shqiptare. Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale.

E ka marr emrin “Dhelpër” për shkak të mënyrës sesi lëvizë në det. Ai bën dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë. Dredhat i bën me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.

Hyjnë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *