Ndjesia e vertigos, nga se shkaktohet marramendja

Vertigo shkakton periudha të shkurtra marramendje, kur koka juaj lëviz në pozicione të caktuara, të lidhura me gravitetin. Mjeku fizioterapist, Petrit Drini tregon shenjat dhe testet që ndihmojnë për kurimin

Çdo vit miliona njerëz në botë përballen me vertigon, një ndjesi që ju ose çdo gjë përreth jush është duke u rrotulluar. Kjo ndjesi mund të jetë shumë shqetësuese dhe rrit rrezikun që të rrëzoheni. Nëse jeni diagnostikuar me vertigo paroksizmave pozicionale beninje (VPPB), mos u ndjeni i vetmuar – të paktën 9 nga 100 të rritur janë të prekur, duke e bërë kështu një nga llojet më të zakonshme të vertigos të përsëritshme. Ajo çfarë është pozitive është fakti që VPPB është e kurueshme. Fizioterapisti përdor teste të veçanta për të konfirmuar vertigon, dhe përdor ushtrime dhe manovra specifike për t’ju ndihmuar.

Çfarë është VPPB?

Vertigo paroksizmale pozicionale beninje është një problem i zakonshëm i veshit të brendshëm që ndikon në sistemin vestibular, një sistem që ka rol në ruajtjen e ekuilibrit. Vertigo shkakton periudha të shkurtra marramendje kur koka juaj lëviz në pozicione të caktuara, të lidhura me gravitetin. Beninje: do të thotë që çrregullimi nuk vë në rrezik jetën, dhe zakonisht ky çrregullim nuk përkeqësohet. Paroksizmale: do të thotë që vertigo (ndjesia e rrotullimit) ndodh papritur. Pozicionale: do të thotë që vertigo nxitet prej ndryshimeve të pozicionit të kokës, më shpesh kur shtrihemi, kur rrotullohemi në krevat, ose kur vështrojmë lart. Kjo ndjesi marramendjeje ose rrotullimi quhet vertigo. Në pjesën e parë të veshit të brendshëm që njihet si utrikul, ndodhet një shtresë karbonati kalciumi. VPPB ndodh kur grimca të këtij materiali shkëputen dhe lëvizin në një pjesë tjetër të veshit të brendshëm që janë kanalet gjysmë rrethore (zakonisht në kanalin e pasmë). Këto grimca kristali kalciumi (otolite) ndonjëherë quhen “shkëmbinj të veshit”. Kur lëvizni kokën në një mënyrë të caktuar, kristalet lëvizin brenda kanalit dhe ngacmojnë fundet nervore duke shkaktuar kështu tek ju marramendje. Shkaku i vertigos është shpesh i panjohur. Megjithatë, kristalet mund të lirohen për shkak të traumave në kokë, infeksioneve, sëmundjeve të tilla si sëmundja. Meniere, ose plakjes. Vertigo është më e hasur tek femrat dhe mund të jetë e trashëgueshme.

Çfarë ndjeni?

Vertigo ndodh më shpesh gjatë ndryshimeve të pozicionit, të tilla si shtrirja, rrotullimi ne krevat, dhe të vështruarit lart. Mund të ndodhi një vonesë e shkurtër prej 15 sekondash nga momenti i ndryshimit të pozicionit deri tek fillimi i simptomës. Ndjesia e marramendjes, që quhet vertigo, është e shkurtër dhe intense dhe zakonisht zgjat rreth 15 deri 45 sekonda. Megjithatë, simptomat mund të zgjasin deri në 2 minuta në rast se kristalet ngecin në pjesë të veshit të brendshëm. Episodet e vertigos ndodhin shpesh për javë ose dhe muaj ndonjëherë. Gjatë këtyre episodeve, ju mund të ndiheni sikur dhoma rrotullohet rreth jush, mund ta ndieni kokën shumë të lehtë, ndiheni si pa ekuilibër dhe keni të përziera.

Shenjat dhe simptomat

Shenjat dhe simptomat e vertigos zakonisht zgjasin me pak se një minutë. Këtu mund te vijnë e ikin dhe madje të zhduken për një periudhë kohe dhe më pas rishfaqen. Lëvizja e kokës shkakton shumicën e shenjave dhe simptomave të vertigos, të cilat mund të përfshijnë: Marramendje; Një ndjesi që ju ose çdo gjë përreth jush është duke u rrotulluar ose lëvizur; Humbje të ekuilibrit ose qëndrueshmërisë; Të përziera dhe të vjella

Si diagnostikohet?

Diagnostikimi i vertigos bazohet nëse keni patur një lloj të një lëvizje të pavullnetshme të syrit (e quajtur “nystagmus”) dhe nëse keni vertigo kur koka juaj lëviz në pozicione të caktuara. Fizioterapisti kryen teste duke lëvizur kokën tuaj në mënyra të caktuara për të parë nëse shkaktohet vertigo apo lëvizje e pavullnetshme e syrit. Këto teste ndihmojnë fizioterapistin për të përcaktuar shkakun dhe llojin e marramendjes, dhe nëse duhet t’i drejtoheni mjekut për ndonjë ekzaminim tjetër. Testet pozicionale kanë për qëllim që të rikrijojnë simptomat e vertigos. Duke lëvizur kokën në pozicione të caktuara dhe duke vështruar sytë tuaj, fizioterapisti mund të përcaktojë manovrën ripozicionuese të përshtatshme dhe të nevojshme për të reduktuar ose eliminuar vertigon.

Ekzistojnë lloje dhe shkaqe të ndryshme të marramendjes.

Marramendja është e vështirë të përshkruhet prej njerëzve duke e bërë vertigon dhe shkaqet e tjera të marramendjes më të vështirë për diagnostikim. Kur të flisni me terapistin duhet të jeni sa më specifik në përshkrimin e simptomave. Për shembull, shpjegoni nëse e ndjeni kokën të lehtë ose nëse shikoni ose ndjeni që dhoma ju rrotullohet gjatë një episodi. Gjithashtu, përshkruani se sa zgjasin simptomat tuaja (sekonda, minuta, orë apo ditë). Bëni më të mirën për të përshkruar se çfarë e përmirëson apo përkeqëson marramendjen. Për shembull, a përmirësohet gjendja nga qëndrimi pa lëvizur dhe pushimi? Sigurohuni të diskutoni çdo sëmundje të fundit ose dëmtim, probleme me sistemin e imunitetit, ndryshimet në medikamente ose hormone, ose dhimbjet e kokës. Këto të dhëna janë shumë të vlefshme për fizioterapistin dhe mund t’ju ndihmojë në caktimin e një diagnoze të saktë ose t’ju tregojë nevojën për t’u drejtuar tek një specialist tjetër.

Parandalimi i Vertigos, çfarë sugjeron mjekësia

Mjeku Drini tregon edhe ndihmën e trajtimin që jep fizioterapisti, por edhe faktin se për Vertigon nuk është gjetur ndonjë mjekim efektiv dhe në disa raste, mjekimi mund të shkaktojë më tepër dëmtim. Disa njerëz raportojnë që simptomat e tyre të vertigos shfaqen disi në mënyrë të parashikueshme, ndoshta në varësi të stinëve ose me ndryshimet e motit

Si mund t’ju ndihmojë një fizioterapist?

Shumë njerëz shërohen prej vertigos me një manovër shumë të thjeshtë por shumë specifike të kokës dhe qafës të kryer prej fizioterapistit. Këto trajtime ripozicionuese kanë qëllim të lëvizin kristalet prej kanalit gjysmë rrethor drejt zonës së duhur në veshin e brendshëm (utrikul). Trajtimi ripozicionues i quajtur “manovra Epley” përdoret për përmirësimin e gjendjes së kanalit të pasmë, kanali që prek më shpesh. Nuk është gjetur ndonjë mjekim efektiv për VPPB dhe në disa raste, mjekimi mund të shkaktojë më tepër dëmtim.

A mundet që ky dëmtim të parandalohet?

Nuk njihen mënyra për parandalimin e vertigos, veçanërisht kur shkaqet janë të tilla si dëmtimet në koke ose plakja. Personat që kanë pasur njëherë eksperiencë me vertigo, mund te kenë përsëri simptomat nëse kristale të reja copëzohen dhe hyjnë në kanalin gjysmë rrethor, ose nëse zhvendos kristalet duke vendosur kokën në pozicione të caktuara. Disa njerëz raportojnë që simptomat e tyre të vertigos shfaqen disi në mënyrë të parashikueshme, ndoshta në varësi të stinëve ose me ndryshimet e motit. Brenda 3 viteve nga momenti i të paturit vertigo, rreth 50% e njerëzve mund të kenë përsëritje të kësaj gjendjeje. Vertigo që shkaktohet si pasojë e traumave në kokë është më e mundshme për t’u përsëritur. Edhe pse vertigo mund të kthehet, ju do të jeni në gjendje të njihni simptomat dhe të kujdeseni në mënyrë që të lehtësoni pak gjendjen. Fizioterapisti aplikon manovrat e përshtatshme për të kthyer kristalet në pozicionin e tyre korrekt në veshin e brendshëm, dhe gjithashtu do t’ju mësojë se si të ushtroheni në mënyrë që të reduktoni ose eliminoni simptomat.

Si t’i mbroni fëmijët nga i nxehti i verës

Foshnjat dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qendra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që:

  • Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-17.00
  • Fëmijët duhen larë me ujë të vakët
  • Kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir
  • Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.
  • Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
  • Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.
  • Duhet tu jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
  • Duhet t’u jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
  • Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale
  • Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
  • Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.

Goditja nga dielli mund të quhet më drejte goditja nga i nxehti, pasi jo domosdoshmërisht një person tek i cili zhvillohet kjo gjendje ka qenë i ekspozuar ndaj diellit. Ajo është një gjendje jo shumë e zakonshme, por nga ana tjetër shumë serioze, me një normë vdekshmërie prej 20%. Tipari mi i rëndësishëm i goditjes nga i nxehti është temperatura jashtëzakonisht e lartë e trupit (105111] ose më e lartë), që e shoqëron atë me goditjen nga nxehti, viktima ka ndalim të procesit të djersitjes duke mos qenë ne gjendje të eliminojë nxehtësinë e tepërt të trupit të grumbulluar gjatë aktivitetit fizik. Nëse temperatura e trupit rritet së tepërmi, truri, veshkat dhe mëlçia mund të pësojnë dëmtime të përhershme. Ndonëse goditja nga i nxehti prek kryesisht personat mbi 50 vjeç, ajo gjithashtu shkakton probleme tek individë të rinj të cilët merren me aktivitet fizik për një periudhë kohore të zgjatur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet