Ndjesia e fryrjes, ushqimet që duhet të shmangni

Shpesh ndihemi të fryrë pasi kemi ngrënë. Kjo mund të ndodhë edhe pas një vakti të bollshëm, por edhe pas një vakti kur kemi konsumuar pak gjëra. Në shumë raste fryrja mund të jetë simptomë e disa sëmundjeve gastrointestinale ose intolerancës ushqimore. Por në shumicën e rasteve është e pashmangshme dhe jo për tu shqetësuar. Të ndiheni të fryrë pas një vakti është normale. Mund ta parandaloni ose pakësoni duke ndjekur disa këshilla të thjeshta.

Për të lehtësuar ndjesinë e fryrjes, është mirë të gromësini ose të lëshoni gazra. Kujdes me ushqimet që janë të pasura në yndyra sepse trupi e tret yndyrën më ngadalë. Kuptoni cilat janë alergjitë dhe intolerancat që keni, përpiquni ta kuptoni vetë sepse asnjë test nuk është më i besueshëm se vetë ju. Mos konsumoni shumë ushqime të pasura në fibër, pasi shkaktojnë shumë gazra. Shmangni fasulet, bishtajoret, frutat, bizelet, brokolin. Shmangni pijet me gaz. Hani dhe pini ngadalë. Përfshini xhenxhefilin në dietën tuaj, kurë efektive për problemet në stomak. Pasi përfundoni së ngrëni, bëni pak ecje apo ushtrime të ndryshme. Mos flisni ndërkohë që hani, sepse gëlltisni ajër. Ndjenja e  fryrjes ndihet edhe në momentin që konsumohen ëmbëlsira. Në këtë rast këshillohet: Ha proteina dhe fibra.

Stabilizo organizmin duke ngrënë proteina të tretshme dhe fibra. Nëse nuk e bën këtë atëherë sheqeri në gjak do të rritet dhe do të kërkosh sërish. Diçka që mund të hash për t’u stabilizuar është një mollë, një vezë e zier apo edhe perime. Shko në stërvitje  Shumë njerëz thonë që hanë ëmbëlsira sepse janë të mërzitur apo stresuar. Por mund të ulni stresin duke frekuentuar palestrën. Përgatit një vakt të shëndetshëm për më vonë Pasi ke ngrënë shumë ëmbëlsira atëherë provo të hash vaktin tjetër një copë mishi të shëndetshëm, për të balancuar shijet dhe për të ulur rrezikun që edhe pas disa orësh do konsumosh sërish ëmbëlsirë. Konsumo ushqime probiotike Disa studime thonë se bakteret e këqija në stomakun tuaj ushqehen me sheqer dhe si janë ushqyer ndikojnë në sistemin konjitiv, duke e dëmtuar atë. Pra kur të ndjesh se ke ngrënë shumë ëmbëlsira përpiqu të hash një gotë kos, djathë, pra bulmetra për ti shtuar disa baktere të mira përzierjes në zorrë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet