Ndiqni këto këshilla për veshjen tuaj sipas formës së trupit

Gjëja e parë që mendojmë kur jemi parapasqyrës është të gjejmë veshjen e duhur për t’u dukur mirë gjatë ditës. Për të zgjedhur veshjen e duhur nuk duhet medoemos të shpenzoni shuma marramendëse, por të gjeni atë që i përshtatet trupit tuaj. Katër format trupore që njihen deri më tani janë : forma e mollës, dardhës, klesidrës (ora e lakuar) dhe bananes. Në këtë mini-guidë, do merrni disa këshilla mode që të dukeni gjithmonë mirë duke theksuar e fshehur  disa difekte të formës së trupit.

Trupi në formë molle
Zhvendosni vëmendjen nga beli dhe supet dhe nxirrni në pah pjesën e poshtme të trupit. Fustanet me motive floreale, këmishat me jakë V jo shumë të theksuar dhe mëngë të gjata, fustanet me motive perandorake (si ato të hyjnive greke) janë idealet për trupin tuaj. Mos harroni të eskpozoni këmbët.

Trupi në formë dardhe
Kjo formë nënkupton se keni vithe më të gjera se pjesa e sipërme, shpatullat. Të pasmet janë të plota dhe beli dallohet lehtë. Hiqni dorë nga pantallonat e ngushta ose leggins dhe filloni të përdorni pantallona me prerje të drejtë e paralele, xhaketa të shkurtra mbi bel, theksoni bustin duke ekspozuar reçipetat, vishni funde në formë këmbane etj.

Trupi në formë bananeje
Ky lloj trupi ka pothuajse të njëjtën gjerësi në shpatulla, bel dhe vithe. Përqëndroni vëmendjen tek krahët dhe këmbët. Femrat që kanë këtë formë trupi duhet të theksojnë siluetën duke përdorur rripa që krijojnë thyerje, funde me pala ose të shkurtër mbi gju, bluza crop dhe fustane me flutura.

Trupi në formë klesidre
Femrat që kanë këtë formë trupore kanë bel të ngushtë dhe vithe e shpatulla të gjera. Mos fshihni format tuaja. Vishni xhaketa me bel , pantallona të ngushta, funde me bel të lartë dhe veshje që theksojnë bustin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet