Ndiqet nga paparacët, aktorja: Mund të kryejnë krime për një foto

Një natë më parë, aktorja Scarlett Johansson është ndjerë e tmerruar nga paparacët pas ngjarjes së frikshme që kaloi. Në një prononcim për mediat, aktorja e njohur u shpreh se paparacët për të arritur qëllimin e tyre mund të kryejnë veprime kriminale. Ndërsa tregon frikën që përjetoi mbrëmjen kur përfundoi intervistën me Jimmi Kimmel, ajo është ndjekur nga 5 makina me xhama të zinj. Arsyeja e ndjekjes nga makinat ishte pasi paparacët do të zbulonin se ku do të qëndronte së bashku me të bijën. Pasi ndiqet, aktorja vendosi të drejtohej në një rajon policie, por pa bërë kallëzim ndaj paparacëve.

“Pas incidentit të djeshëm u ndjeva e shqetësuar dhe menjëherë iu drejtova stacionin më të afërt policor për të kërkuar ndihmë. Inkurajoj çdo njeri që të bëj të njëjtën gjë si unë. Vajzat në të gjithë botën, përndiqen dhe frikësohen dhe duhet një ligj universal që ta zgjidhë këtë situatë.

Derisa paparacët të konsiderohen kriminelë, siç janë në të vërtetë, është thjesht një lojë ku nuk dihet cila do të jetë e lënduara e radhës ose e vrara, si Princeshë Diana,”-përfundoi e shqetësuar aktorja e njohur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet