×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Ndihem me turp që u shpjegoj nxënësve gënjeshtrat e kryebashkiakut”, mësuesja liston mashtrimet e Veliajt

Brunilda Çerraga, mësuese prej mëse çerek shekulli në shkollën 9-vjeçare “Jeronim de Rada”, në Tiranë, ka akuzuar sërish kryetarin e bashkisë së Tiranës për sulme të ulëta, duke rrëmuar simpatitë politike të familjarëve dhe të afërmve të saj, si shenjë hakmarrje për letrën e hapur që publikoi ditën e parë të nisjes së shkollës, më 14 shtator.

Çerraga thotë se edhe pas dy javësh, Veliaj vazhdon me mashtrimet dhe lojën e ndyrë . “Lali” zhgënjeu nxënësit e mi, ashtu siç besoj se ka zhgënjyer dhjetëra qytetarë kur e kanë parë e dëgjuar se si ai përdor çdo media për të sulmuar një mësuese, për ta politizuar të vërtetën”-shkruan, mes të tjerash mësuesja.

 

Reagimi i mësueses Brunilda Çerraga

 

Për miqtë e mi,

Kanë kaluar dy javë nga një letër e hapur që bëra duke iu drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas gënjeshtrave të vazhdueshme që artikuloi në fjalimin e mbajtur në inaugurimin e shkollës “Jeronim de Rada” në Tiranë dhe përgojimit të figurës sime prej mësueseje duke e lidhur ndjesinë time dhe emrin tim me politikën.

Për këdo nga ju që më njeh në këto vite e di mirë se punën time unë e bëj pa kërkuar vëmendjen e askujt. Por kur Kryetari i Bashkisë vijon edhe pas dy javësh të përsërisë të njëjtat gënjeshtra, më lind detyrimi t’u shpjegoj miqve të mi se sa keq të bën të ndihesh një kryebashkiak që gënjen.

Mënyra se si reagoi Kryetari i Bashkisë ishte zhgënjimi i parë, pasi ai, jo vetëm nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura në letrën time, por u mundua të rrëmonte te familjarët e mi që situatën ta kthente politike. Me këtë hap më duhet të dyshoj se politika është mënyra e tij për të fshehur të vërtetat. Dhe këto të pavërteta ai i përhapi në media, duke dalë thuajse çdo ditë në TV në këto dy javë.

E vënë përballë pyetjeve të prindërve të nxënësve, miqve e të njohurve të mi, ndjej detyrim moral të shpreh keqardhjen për gënjeshtrat dhe sajesat politike të Kryetarit të Bashkisë.

E ndjej të nevojshme të theksoj se unë nuk gërmova mbi të as si Kryetar i Bashkisë, as si individ, se ç’ka bërë deri ditën që ka ardhur në këtë detyrë. Unë u mora me një fenomen, për të cilin duhet të skuqej kur ta përmendte: faktin që gjatë përgatitjeve për ceremoninë e përurimit të shkollës, u injorua nga stafi i tij tërësisht shëndeti i mësuesve.

Pavarësisht bindjeve politike që kanë të afërmit apo miqtë e mi, unë i qëndroj larg politikës, sidomos kur jam përballë nxënësve të mi. Po të merresha me politikë, do të merresha me mënyrën se si u përdorën fondet e dhëna për restaurimin e shkollës.

Unë nuk do të doja t’u thoja nxënësve të mi se kryebashkiaku gënjen pa asnjë shkak. Gënjen për shkollën, që e paraqiti si rindërtim pas tërmetit, ndërkohë që restaurimi i saj ishte planifikuar që në fillim të vitit të kaluar shkollor; gënjen për një takim me mua në rrugë, kur në fakt ai nuk ka ndodhur. Ai injoroi faktin se mësuesit që u karantinuan, kishin punuar deri ditën e fundit për të bërë gati gjithçka, edhe pse administrata e tij e dinte se disa prej mësuesve kishin dalë pozitivë me Covid-19 dhe disa të tjerë ishin në pritje të rezultatit të tamponit dhe megjithatë vazhduan të punonin duke zgjatur zinxhirin e të infektuarve.

Kjo shpërfillje ndaj shëndetit të mësuesve gjatë ditëve të përgatitjes dhe injorimi i plotë pas inaugurimit, më bën të ndjej keqardhje ndaj atij që qeveris sot qytetin tim.

Nuk kam dashur t’u shpjegoj nxënësve se çfarë është politika, pasi kam dashur të respektoj natyrën apolitike të shkollës dhe kulturën sipas së cilës duhet t’u flasim fëmijëve si të bëhen qytetarë të mirë dhe drejtues të mirë, duke respektuar tjetrin e duke thënë të vërtetën.

Më janë drejtuar pyetje të shumta se përse kryebashkiaku i Tiranës ka vijuar të merret me figurën time. Nuk mundem ta fsheh më se z. Veliaj ka gënjyer në mënyrë të hapur. Nuk ishte qëllimi im ta bëja këtë, por ai më detyroi të pohoj që ka gënjyer kur deklaroi se e kam takuar, se isha e sëmurë dhe nuk e di arsyen se përse duhet të thotë diçka të tillë.

Në fakt, unë nuk isha e sëmurë, ashtu si ai pohoi duke shqetësuar pa të drejtë, nxënësit e mi, miqtë e mi, por mbi të gjitha nënën time, së cilës për një çast mendova se do kishte kurajën që t’i kërkonte ndjesë publikisht pas letrës sime. Në fakt u gabova, pasi ai jo vetëm nuk kërkoi ndjesë, por vijoi të përhapte të njëjtat gënjeshtra në çdo media ku foli.

Ndryshe nga ai unë i kam mësuar nxënësit e mi të kenë guximin t’u kërkojnë falje të tjerëve kur thonë një të pavërtetë  apo sajojnë për tjetrin diçka të paqenë.

Unë ndihem me turp që këtë vit shkollor e kam nisur duke i shpjeguar nxënësve të mi gënjeshtrat e kryebashkiakut Veliaj kundrejt mësueses së tyre, njeriut të cilët ata, aq çiltërsisht, e kanë thirrur deri më sot “lali”. Por “lali” zhgënjeu nxënësit e mi, ashtu siç besoj se ka zhgënjyer dhjetëra qytetarë kur e kanë parë e dëgjuar se si ai përdor çdo media për të sulmuar një mësuese, për ta politizuar të vërtetën .

Statusi i mësueses Çerraga

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dy inxhinierë dhe dy punëtorë miniere humbin kontaktet me familjen, dyshohet se mund të jenë izoluar në galeri

Dy inxhinierë dhe dy punëtorë miniere humbin kontaktet me familjen, dyshohet se mund të jenë izoluar në galeri

Publikuar më 28.10.2020
Dy inxhinierë miniere dhe dy punëtorë të minierës në Selisht...

Dy inxhinierë miniere dhe dy punëtorë të minierës në Selishtë raportohet të kenë humbur kontaktet me familjen e tyre. Policia e Dibrës bën me dije se familjarët kanë denoncuar rastin, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë bllokuar në galer. Njoftimi  Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative […]

Lexo më shumë

Richard Grenell bën thirrje për komunitetin shqiptar në Amerikë në prag të zgjedhjeve

Richard Grenell bën thirrje për komunitetin shqiptar në Amerikë në prag të zgjedhjeve

Publikuar më 28.10.2020
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, ...

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi. Grenell në këtë mesazh thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për […]

Lexo më shumë

COVID 3/ Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor, 80 infermierë në trajnim

COVID 3/ Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor, 80 infermierë në trajnim

Publikuar më 28.10.2020
Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik...

Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli e ftuar në studion e ABC News, me gazetarin Endri Xhafo, deklaroi se kapacitetet spitalore janë duke u ezauruar. Sipas saj, ka ende 40 shtretër të lirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të gatshëm për të pritur pacientët që kanë nevojë për trajtim të […]

Lexo më shumë

“Aty ishte mirë, me rregulla siç i kemi në islam”, flet për herë të parë pas 7 vitesh në Siri, Floresha Rasha

“Aty ishte mirë, me rregulla siç i kemi në islam”, flet për herë të parë pas 7 vitesh në Siri, Floresha Rasha

Publikuar më 28.10.2020
Floresha Rasha rrëfen 7 vitet e kaluara në Siri, humbjen e d...

Floresha Rasha rrëfen 7 vitet e kaluara në Siri, humbjen e dy burrave që iu bashkuan ISIS dhe vdekjen e vajzës 16-vjeçare. Ajo mbërriti në Shqipëri ditën e djeshme me tre fëmijët e saj. Ajo thotë se jeta në Siri ishte mirë, me të gjitha rregullat që ka feja islame, ndërsa tregon se aty ka […]

Lexo më shumë

A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Brataj: Jemi ende tek skenari i dytë, e pritshme rritja e rasteve me COVID-19

A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Brataj: Jemi ende tek skenari i dytë, e pritshme rritja e rasteve me COVID-19

Publikuar më 28.10.2020
Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skëndër Brataj deklar...

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skëndër Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po vijohet me skenarin e dytë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Brataj tha se deri më tani situata është e menaxhueshme, ndërsa theksoi se rritja e numrit të të prekurve ishte e pritshme […]

Lexo më shumë

Media greke: Tirana “varros” vrasjen e Konstantinos Katsifas, çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Media greke: Tirana “varros” vrasjen e Konstantinos Katsifas, çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Publikuar më 28.10.2020
Shtatorin e kaluar, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kisht...

Shtatorin e kaluar, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kishte kërkuar homologut të tij shqiptar – gjatë vizitës së tij në Athinë – për përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një përfundimi mbi vrasjen e Katsifas. Proto Thema ka publikuar sot një shkrim lidhur me vrasjen e Katsifas me armë në dorë, duke shtuar se, […]

Lexo më shumë

Shifra jo të mira për gratë/ Barazia gjinore në ushtri dhe Politikën e Jashtme është 100 vite larg (Studimi)

Shifra jo të mira për gratë/ Barazia gjinore në ushtri dhe Politikën e Jashtme është 100 vite larg (Studimi)

Publikuar më 28.10.2020
Megjithëse gratë përbëjnë afërsisht gjysmën e popullsisë së ...

Megjithëse gratë përbëjnë afërsisht gjysmën e popullsisë së botës, ato mbeten kryesisht të nënpërfaqësuara në domenin tradicionalisht të dominuar nga meshkujt të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, thekson indeksi i sapo publikuar nga Euractiv. Indeksi shqyrton përqindjen e grave në politikën e jashtme dhe të sigurisë, ushtrisë, policisë, si dhe në diplomaci dhe industrinë […]

Lexo më shumë

“Urime! Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”: Çfarë duhet të dini

“Urime! Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”: Çfarë duhet të dini

Publikuar më 28.10.2020
Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë q...

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin. Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat […]

Lexo më shumë