Ndeshja me Turqinë/ Mesfushori i Kombëtares braktis stërvitjen i lënduar

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Bleona Metushi

U grumbullua në ekipin Kombëtar për sfidën ndaj Turqisë që do të zhvillohet në 13 nëntor, me shpresën që do të riaftësohej në kohë, por mesfushori Migjen Basha nuk ia ka dalë.

Pas disa seancave stërvitore të zhvilluara veçmas skuadrës, 30-vjeçari është larguar nga rezidenca e ekipit përfaqësues në Antalia, shkruan Express.

Mesfushori do të vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit të tij. Për efekt të kohës së shkurtër trajneri Panuçi nuk do të thërrasë zëvendësues të ri.