Ndeshja Partizani – Maribor, policia jep paralajmërimin: Mos ejani me…

Policia e Tiranës ka dalë në njoftim për media në lidhje me ndeshjen e luajtur mes Partizanit dhe Mariborit. Në njoftim thuhet se do të bllokohen disa akse për disa orë pranë stadiumit dhe gjithashtu nuk do lejohen sense që janë të ndaluara.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 12.07.2018, rreth orës 17:30, tek Stadiumi “Selman Stërmasi”, do të zhvillohet ndeshja për raundin e parë kualifikues të Kompeticionit UEFA Europa Legue 2018/2019, midis ekipit të “Partizanit” dhe atij të “NK Maribor” i Sllovenisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bazë të planit të masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aktivitet sportiv, njofton të gjithë sportdashësit se gjatë hyrjes në Stadium do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi, për çakmak, çelsa si dhe sende të tjera që nuk lejohen në brendësi të Stadiumit. Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmeteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive). Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 – 20:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 16:00 – 18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit” dhe mbërritjes së tij në stadium janë:

Nisja nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” dhe kalimi përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Sulejman Delvina” dhe deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”. Për të gjithë ata shtetas të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do hedhin sende në drejtim të fushës, apo do përdorin lëndë piroteknike, si dhe çdo veprim tjetër në cënim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë saksione ligjore ndaj tyre. Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të segmenteve të lartë përmëndura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet