Ndërtohet droni gjigand që mban mbi 200 kg ngarkesë (VIDEO)

Kompania e madhe “Boeing” ka zbuluar një dron gjigand që është në gjendje të mbajë një ngarkesë prej 220 kg. Droni mund të shërbejë si pararendës për avionët e ardhshëm autonomë të fluturimit.
Inxhinierëve të Boeing iu deshën vetëm 3 muaj për ta hartuar dhe ndërtuar thotë kompania.
Dorni përfundoi me sukses testet fillestare të fluturimit në laboratorin kërkimor të Boeing në Misuri.
I fuqizuar nga një sistem elektrik shtytës, prototipi CAV është i pajisur me tetë helika që lejojnë fluturimin vertikal. Është 4.57 metra e gjatë, 5.49 metra e gjerë, 1.22 metra e lartë dhe peshon 339 kilogramë.
Boeing nuk ka ofruar detaje të tjera rreth fluturimit, të tilla si kohëzgjatja e testimit ose kapaciteti i baterive të CAV.

Të tjera

Abissnet