Ndërron jetë skenaristi i Spider-Man

Lajmi se skenaristi i famshëm i filmit shumë të njohur “Spider-Man” ka ndërruar jetë. Mediat shkruajnë se skenaristi amerikan, Alvin Sargent, vdiq në moshën 92-vjeçare.

Raportohet se Sargent ndërroi jetë si pasojë e shkaqeve natyrore, ditën e enjte, në shtëpinë e tij në Seattle.

Alvin Sarent ka fituar 2 çmime Oskar gjatë karrierës së tij. Skenaristi amerikan fitoi Oskar për Julia, një dramë bazuar në Holokaustin e vitit 1977, bazuar në shkrimet personale të Lillian Hellman dhe një Oskar për Ordinary People, film i vitit 1980 për një familje që përballet me vdekje.

Kujtojmë se 92-vjeçari u bë më i njohur për publikun në mbarë botën për punën e tij me “Spider-Man”.

Sargent shkroi skenarët për “Spider-Man 2” në vitin 2004 dhe “Spider-Man 3” në vitin 2007. Ai rishkroi “The Amazing Spider-Man” të vitit 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet