Ndërron jetë shqipëruesi i kryeveprave botërore, pasuesi i denjë i Isuf Vrionit

Në mesnatë ka mbyllur sytë një mendje e ndritur. Bëhet fjalë për përkthyesin e kryeveprave botërore, Viktor Kalemi.

Kalemi konsiderohet si pasues i denjë i Isuf Vrionit, ndërsa ka shqipëruar vepra të tilla si  ‘Shtëpia e Shpirtrave’ të Isabel Alendes, “Ema Bovari” të Gustav Floberit apo “Rënia” të Albert Camus.

Ai ka patur edhe një karrierë të gjatë edhe si diplomat dhe vitet e fundit të jetës i ka kaluar jashtë vendit.

Viktor Kalemi ishte një pasardhës i familjes Kalemi nga Mashkullora e Gjirokastrës.

Gazeta “Shekulli” i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmeve të të ndjerit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet