Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Legjenda e Liverpoolit, Tommy Lawrence, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Lawrence qëndroi 14 vite në “Anfield”. Gjatë kësaj periudhe ai bëri afro 400 paraqitje.

Ishte pjesë e ekipit, kur Liverpooli fitoi titullin e parë të FA Cup në vitin 1965.

Tommy Lawrence u largua nga klubi i Liverpoolit në vitin 1971 dhe u bë pjesë e Tranmere Rovers.