Ndërron jetë ish-ministri i Bujqësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, profesori i shkencave bujqësore i cili ka mbajtur edhe titullin Mjeshtër i Madh, Ahmet Osja.

Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Jeta profesionale:

Ahmet Osja sipas është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër.

Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit si koleg i afërt i Akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij.

1982 – 1991 Afro 9 vjet përfaqësoi rajonin si deputet në Kuvendi i Shqipërisë.

Profesor Osja ka qënë edhe Ministër i Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave  si dhe lektor në Universiteti i Shkodrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet