Ndërron jetë gazetari i njohur Riza Hoxha

Ka ndërruar jetë sot gazetari dhe korrenspondenti i ATSH-së Riza Hoxha. Lajmin e dha ish-sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit Bujar Muçmata, i cili çmoi thjeshtësinë, mirësinë njerëzore dhe profesionalizmin e të ndjerit.

Riza Hoxha punoi për gati 20 vite si korrenspondet i ATSH-së, duke mbuluar Veriun e Shqipërisë, ndërsa ka qenë vitet e fundit një zë i çmuar edhe për gazetën Shekulli me komentet dhe opinionet e tij.

Mesazhi i Bujar Muçmatas: “Me shumë dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit Riza Hoxha. Rizai ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë. Ai sot nuk është mes nesh, por la pas thjeshtësinë, mirësinë e profesionalizmin e tij. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta Vjorit e familjarëve te Rizait. U prehsh ne paqe Riza!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet