Ndërron jetë “babai” i futbollit italian

Azeglio Vicini, që ndryshe njihet si “babai” i futbollit italian, i respektuar për shkak të cilësive të tij si trajner, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare në  Brescia, ku kaloi më shumë se gjysmën e jetës.

Sa vlerësohet Vicini në Itali fletë edhe e dhëna: trajner i përfaqësueses kombëtare i të trijave moshave gjatë periudhës 1975-1991. Pra, gjatë epokës kur Italia ishte qendra e futbollit botëror, në duart e tij ishte përfaqësuesja aktuale dhe e ardhmja e saj.

Fillimisht ishte trajner i përfaqësueses U-23, në vitin 1977 merr U-21 me të cilën arriti të kualifikohet dy herë në garën e kampionatit evropian. Ekipin e parë të azurëve e mori në vitin 1986, dhe vetëm pas dy viteve arriti në gjysmëfinalen e kampionatit evropian, kur dhe eliminoi BRSS-n.

Kulmi i karrierës ishte kampionati botëror i vitit 1990, kur zuri vendin e tretë, edhe pse nga shtatë ndeshje gjashtë arriti ti fitoj dhe vetëm në njërën barazoi. Pas barazimit 1:1 në gjysmëfinale kundër Argjentinës së Maradonës, humbi me penallti. Vendin e tretë e fitoi pas fitores me Anglinë.

U shkarkua pas kualifikimeve të pasuksesshme në kampionatin evropian 1992, e deri në pension ishte trajner i Cesenës dhe Udineses.

Pas kësaj ishte drejtor teknik i Federatës italiane të Fufbollit dhe drejtor i shkollës së trajnerëve në Covercian. Në këtë post u zëvendësua nga Roberto Baggio.

Baggio, Zenga, Vialli, Mancini, Giannini, Bergomi, Donadoni, Ferri janë “fëmijët” e tij.
Me të marr lajmin mbi vdekjen e Vicinit, heroi i kampionatit botëror 1990, Toto Schillaci, me lot në sy u shpreh: “Më ka vdekur babai”.

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet