×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Ndërrojmë bombolat e oksigjenit në makinë”, denoncimi i fortë i mjekut: Pacientët rrinë në autoambulancë me orë të tëra

Mjeku Dritan Koçiaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka denoncuar situatën në të cilën ndodhen spitalet Covid në vend.

Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, Komitetit të Ekspertëve, Ministres Ogerta Manastirliu, që të reagojnë sa më shpejtë, pasi situata ka dal jashtë kontrollit.

Koçiaj thotë se në spitalin COVID 2, janë 6 autoambulanca plot me pacientë në orën 3 të mëngjesit. “Vende në urgjencë dhe në pavijone nuk ka“,-thotë mjeku.

Postimi i plotë:

Thirrje publike. Drejtuar komitetit të ekspertëve, ministres së shëndetësisë, kryeministrit të vendit. Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Është ora 00:300 e mëngjesit sot dt 22 nëntor është ftohtë dhe kam 3 orë e gjysmë me pacient në autoambulancë në derën e spitalit Shefqet Ndroqi.

 Porsi unë janë dhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë. Vende në urgjencën pritëse po kështu dhe në pavijone nuk ka. Vazhdojmë t’i ndërrojmë bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk është zgjidhje. Ndërkohë me bindje jua them se në linjën e 127 kush e di sa janë në pritje.

 Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni sytë dhe shikoni të vërtetën në sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qoftë edhe me infermierë për oksigjenimin e pacientëve me saturime të ulëta. Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtretërit në spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se nesër do jetë vonë. Po kolapsohet sistemi. Çdo jetë vlen. Dhe çdo jetë e humbur do jetë në ndërgjegjet tuaja jo të ne mjekëve apo infermierëve që punojmë e do vazhdojmë të punojmë. Dritan Kociaj mjek.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkon në 798 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, zbulohen 835 raste të reja në 24 orët e fundit

Shkon në 798 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, zbulohen 835 raste të reja në 24 orët e fundit

Publikuar më 29.11.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona nga COVID-1...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona nga COVID-19, duke e çuar totalin në 798 nga fillimi i epidemisë. 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Sapo kishte kaluar koronavirusin, ndahet nga jeta mjeku i njohur nga Kavaja

E rëndë/ Sapo kishte kaluar koronavirusin, ndahet nga jeta mjeku i njohur nga Kavaja

Publikuar më 29.11.2020
Ka ndërruar sot jetë në moshën 67-vjeçare si pasojë e C...

Ka ndërruar sot jetë në moshën 67-vjeçare si pasojë e Covid-19 mjeku pediatër nga Kavaja Hidajet Deda. Mësohet se mjeku e kishte kaluar Covid-19, por sëmundja kishte lënë pasoja pulmonare. Pasi kishte kaluar Covid-19 mjeku ishte negativizuar, por prej 3 javësh ndodhej në spital ku oksigjenohej në periudhën post Covid 19. Sipas të afërmve, mjeku […]

Lexo më shumë

Zbardhet udhëzimi, kjo është lista e barnave që do të jepet falas në farmaci për te prekurit me COVID-19

Zbardhet udhëzimi, kjo është lista e barnave që do të jepet falas në farmaci për te prekurit me COVID-19

Publikuar më 26.11.2020
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka ...

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka publikuar listën e barnave që trajtojnë COVID-19, e cila do të rimburësohet nga shteti. Sipas udhëzuesit, kostoja nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë, ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë. Kjo paktë ka një kohëzgjatje  maksimale jo më […]

Lexo më shumë

Covid-19/ Vaksina e Oksfordit, prodhon përgjigje të fuqishme imunitare tek të moshuarit

Covid-19/ Vaksina e Oksfordit, prodhon përgjigje të fuqishme imunitare tek të moshuarit

Publikuar më 23.11.2020
Rezultatet e testeve të fundit, sugjerojnë se vaksina e koro...

Rezultatet e testeve të fundit, sugjerojnë se vaksina e koronavirusit e Universitetit të Oksfordit, prodhon një përgjigje të fortë imunitare tek të rriturit e moshuar. Universiteti pritet të bëjë publike të dhëna mbi efektivitetin e vaksinës në javët në vijim. Vaksina ChAdOx1 nCov-2019, është treguar se shkakton një reagim të fortë imunitar tek të rriturit e shëndetshëm të moshës 56-69 vjeç, dhe tek njerëzit […]

Lexo më shumë

Manastirliu publikon shifrat/ Tregon javën më numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, çfarë po ndodh në spitale

Manastirliu publikon shifrat/ Tregon javën më numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, çfarë po ndodh në spitale

Publikuar më 19.11.2020
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklarat...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat, ka treguar shifrat e rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë. Sipas ministres Manastirliu, kemi të konfirmuara me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, mbi 29 mijë raste duke prodhuar një incidencë, me 1042 raste për 100 mijë banorë. Ministrja bëri me dije se aktualisht […]

Lexo më shumë

Mjeku tregon si të dallojmë Covidin nga gripi, kujdesi që duhet të tregojmë me vitaminat

Mjeku tregon si të dallojmë Covidin nga gripi, kujdesi që duhet të tregojmë me vitaminat

Publikuar më 17.11.2020
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka treguar shenjat karakteristi...

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka treguar shenjat karakteristike të një pacienti të prekur me COVID-19, duke bërë dallimin nga ato të gripit sezonal. Ai tha se shenja kryesore dalluese tek pacientët e prekur është temperatura e lartë dhe dhimbja e kokës, ndërkohë që nuk mungojnë as shenja si diarreja, këputja apo anoreksia. “Shenjat e Covid-it […]

Lexo më shumë

Ditë të zeza për Shqipërinë/ 7 viktima dhe 532 raste të reja me COVID-19

Ditë të zeza për Shqipërinë/ 7 viktima dhe 532 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 14.11.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19. Një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana, nuk kanë arritur të mbijetojnë. Deri më tani shkon në […]

Lexo më shumë

Rritet numri i vdekjeve në 12 qarqe, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe

Rritet numri i vdekjeve në 12 qarqe, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe

Publikuar më 13.11.2020
Megjithëse një pjesë bebeve që lindin jashtë regjistrohen në...

Megjithëse një pjesë bebeve që lindin jashtë regjistrohen në Shqipëri për të përfituar bonusin e bebeve, lindshmëria rezultoi me ulje në 9-mujorin e 2020 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, gjatë 9-mujorit  në të gjithë vendin lindën 19 mijë e 636 foshnja, por sipas burimeve nga Ministria e […]

Lexo më shumë