×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ndërroi jetë në krye të detyrës/ Kush ishte mjeku Arjan Pushi, kolegët kujtojnë momentet e fundit me të

PROFIL/ Shuhet në moshën 57-vjeçare mjeku Arjan Pushi. “Shekulli” sjell detaje nga jeta e mjekut dhe mesazhet e ngushëllimit të kolegëve 

Enida Vërça

Mjeku hematolog, Arjan Pushi është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të marte. Pas një beteje disaditore në spitalin Infektiv, ku mëngjesin e së hënës hyri edhe në intubim, Pushi nuk arriti të mbijetojë. Lajmin nga ndarja nga jeta, e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, e cila i shpreh ngushëllimet edhe familjarëve. Pushi ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

Po kush ishte Arjan Pushi?

Pushi prej vitesh ishte pjesë e stafit të fakultetit të Mjekësisë, ku edukoi breza me radhë. Po ashtu ai ka patur një karrierë të suksesshme në repartin e Hematologjisë.  Arian Pushi, një profesor i cili e ka bërë pronë të tij lëndën e hematologjisë. Në CV-në e  tij përfshihen shumë tituj dhe dekorata të marra ndër vite. Shërbimi i Hematologjisë QSUT dhe Shoqata Shqiptare Hematologji Transfuzion prej kohësh kanë zhvilluar konferenca Ndërkombëtare, të cilat janë përfaqësuar prej tij. Mjeku ka kryer dy specializimet si në Sëmundjet e Brendshme ashtu dhe në Hematologji (sëmundjet e gjakut) .

Biografia

Prof. Arjan Pushi lindi në 30 korrik 1962 në qytetin e Beratit në një familje intelektuale me tradita qytetare dhe patriotike dhe përfundoi studimet e larta me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1987. Dr. Pushi filloi misionin e tij akademik si asistent-pedagog në fakultet dhe shkollën e specializimit në Hematologji. Pjesë e Shërbimit Universitar të Hematologjisë. Profesori i ndjerë, bënte pjesë në brezin e dytë të hematologëve shqiptarë, të cilët populluan shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë karrierës së tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca, modestia dhe humanizmi, ai dha një kontribut të çmuar për përparimin e specialitetit të Hematologjisë dhe Mjekësisë bashkëkohore në vendin tonë. Mjeku ishte autor i disa monografive dhe teksteve mësimore për hematologjinë; Mjekësinë e Përgjithshme dhe gjithashtu i dhjetëra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Familja

Teksa e kanë konsideruar vdekjen e Pushit shokuese, mësohet se pika më e dobët e mjekut ka qenë vajza e tij. Mjeku ka lënë pas, vajzën, emri i së cilës është Kristina, fëmijë i vetëm, bashkëshorten dhe dy prindërit. Studentë të cilët kanë marrë mësim nga pedagogu janë shprehur nën zë për  “Shekulli”-n se mjeku vuante nga disa sëmundje shoqërues, siç ishte obeziteti. Ndërkohë në rrugë zyrtare, thuhet se mjeku nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Kontributet

Shërbimi i Hematologjisë QSUT dhe Shoqata Shqiptare Hematologji Transfuzion prej kohësh kanë zhvilluar konferenca Ndërkombëtare, të cilat janë përfaqësuar prej tij. Mjeku ka kryer dy specializimet si në Sëmundjet e Brendshme ashtu dhe në Hematologji (sëmundjet e gjakut) .  “Sëmundjet e Brendshme përmbledhin shqetësimet që kanë të bëjnë me shumë specialitete (sisteme të organizmit). “Aty bëjnë pjesë shqetësimet e mushkërive, shqetësimet e zemrës ,shqetësimet e gjakut dhe të gjëndrave që dalin në trup,janë shqetësimet endokrine (diabeti,tiroidea,etj), janë shqetësimet e veshkave dhe rrugëve të urinës,janë shqetësimet e stomakut të,zorrëve , mëlçisë, shpretkës, pankreasit, zorrës së trashë, janë shqetësimet e sëmundjeve të rheumatizmit, janë shqetësimet e sëmundjeve alergjike dhe dëmtimet imunologjike, apo shqetësimet infeksioze që ka organizmi i njeriut. Sëmundjet e gjakut në veçanti janë shumë të zakonshme në popullatë siç janë anemitë, apo anemitë e lindura për të cilat Shqipëria është një vend shumë I prekur .Por nga ana tjetër të gjitha sëmundjet japin ndryshimet e tyre në gjak dhe pas këtyre ndryshimeve në gjak mund të fshihen dhe sëmundje shumë të rëndësishme dhe të rënda të njeriut”, do të thoshte ai, një vit më parë.

Ngushëllimet

Bluzat e bardha, i kanë shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe të afërme të mjekut të njohur. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, mjeku infeksionit Tritan Kalo, shkruan: Nga gjiri i heronjve të Shëndetësisë një MANTELBARDHË e humbi sfidën me Sars-Cov2/Covid-19. U prehshi ne Paqe Prof. Arjan Pushi!. Rektori i Universiteti të Mjekësisë, i pikëlluar shprehet se nuk ka fjalë për këtë humbje të madhe. “Lamtumirë Prof. Arjan Pushi! Nuk kam fjalë të shpreh keqardhjen dhe dhimbjen! Do na mungosh të gjithëve! Të qoftë e blertë lëndina!”.

Edhe prof.dr. Edvin Prifti shkruan se sot humbën një koleg dhe mik. “Humbëm një profesor të universitetit tonë. Nesër mbase do të jetë radha jone, mbase do jetë radha ime por kjo s’ka asnjë rëndësi! Ju jeni thelbi! Këtu nuk flitet më për individin, por për racën tonë. Mbrojeni, mbështeteni, mos u bëni naiv dhe injorant siç jeni sjellë në shekujt e kaluar, luftoni për mbijetesë, kuptojeni, dhe lutuni shumë për veten tuaj, familjet dhe për në mjekët tuaj që nuk ndaluam një dite duke trajtuar dhimbjet dhe sëmundjet tuaj. Lamtumirë koleg i nderuar. Lamtumirë, kur u puqem bashkë tre javë më pare dhe bisedonim për Covid-19. Dhe në përjetësinë e mallkimit qofshin kush i thotë të kundërtën këtij populli që nuk ç’bën! Dashuria do të triumfojë mbi gjithçka.

 “Shekulli” i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmeve dhe kolegëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Si do të parandalohet forca e COVID-19, mjeku tregon gabimet fatale që po na çojnë në këtë situatë

Si do të parandalohet forca e COVID-19, mjeku tregon gabimet fatale që po na çojnë në këtë situatë

Publikuar më 12.07.2020
Mjeku Pneumonolog Arian Mezini, tregon për “Shekulli”-n situ...

Mjeku Pneumonolog Arian Mezini, tregon për “Shekulli”-n situatën në të cilën ndodhemi nga Covid-19. Mjeku thotë se izolimi nuk u shfrytëzua nga autoritetet për të krijuar një strategji parandaluese. Burim infeksioni i lartë mbeten spitalet. Problemet e virusit në mushkëri dhe apeli për reflektimi nga strukturat shëndetësore në menaxhimin e situatës. Zbatimi i masave nga […]

Lexo më shumë

Alarmante/ Vazhdon rritja e të infektuarve nga Covid-19 në vend, ja sa raste u zbuluan sot

Alarmante/ Vazhdon rritja e të infektuarve nga Covid-19 në vend, ja sa raste u zbuluan sot

Publikuar më 12.07.2020
4 humbje jete dhe 83 raste të reja në 24 orët e fundit në ve...

4 humbje jete dhe 83 raste të reja në 24 orët e fundit në vendin tonë. Shqetësuese mbeten moshat e reja, ku në mesin e viktimave humbën betejën edhe dy  57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana. Në 24 orët e fundit ka shtim të […]

Lexo më shumë

Maska me detyrim, ekspertët: Të sigurohet nga shteti, populli shqiptar nuk e përballon dot këtë shpenzim

Maska me detyrim, ekspertët: Të sigurohet nga shteti, populli shqiptar nuk e përballon dot këtë shpenzim

Publikuar më 10.07.2020
Vendosja e maskës me detyrim/ Ekspertët thonë për “Shekulli”...

Vendosja e maskës me detyrim/ Ekspertët thonë për “Shekulli”-n se vendimi është i vonuar. Tritan Shehu: Të sigurohet nga shteti, qytetarët nuk e përballojnë dot. Taulant Muka: Kujdes me përdorimin, duhet maskë profesionale, disa prej tyre rrisin infeksionin Enida Vërça Komiteti Teknik i Ekspertëve ka artikular vendosjen e maskës me detyrim nga popullata në ambiente […]

Lexo më shumë

Shifra rekord të prekurish dhe 2 viktima në 24 orët e fundit në vendin tonë

Shifra rekord të prekurish dhe 2 viktima në 24 orët e fundit në vendin tonë

Publikuar më 10.07.2020
90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar, ky është ...

90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar, ky është bilanci i 24 orëve të  fundit. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Gjatë 24 orëve […]

Lexo më shumë

“Po na heqin bukën e fëmijëve”, denoncimi i fortë: 320 mësuesve nuk u jepet rroga!

“Po na heqin bukën e fëmijëve”, denoncimi i fortë: 320 mësuesve nuk u jepet rroga!

Publikuar më 09.07.2020
Kryetari i Sindikatave të Arsimit Dibër Selami Kaza, denonco...

Kryetari i Sindikatave të Arsimit Dibër Selami Kaza, denoncon në gazetën “Shekulli”, se 320 mësues rrezikojnë mosmarrjen e pagave për dy muaji, si pasojë e një udhëzimi të ri nga MASR. Mësuesit: Rrezikojmë bukën e fëmijëve. Zyra Arsimore Vendore pa përgjigje Enida Vërça 320 mësues rrezikojnë të mos marrin pagën për muajin korrik-gusht në rrethin […]

Lexo më shumë

“Tre pacientë të intubuar në moshë të re”, Manastirliu zbulon detaje tronditëse nga Infektivi

“Tre pacientë të intubuar në moshë të re”, Manastirliu zbulon detaje tronditëse nga Infektivi

Publikuar më 09.07.2020
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar detaj...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar detaje tronditëse nga foltorja e Kuvendit, paraditen e kësaj të enjte. Ministrja ka bërë me dije se në Spitalin Infektiv përveç moshave të treta, ka të intubuar edhe mosha të reja. Mes 6 të intubuarve të cilët u raportuan sot, 3 prej tyre i përkasin moshave të reja, […]

Lexo më shumë

Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19, situatë serioze në spitale, numër i lartë pacientësh në gjendje të rëndë

Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19, situatë serioze në spitale, numër i lartë pacientësh në gjendje të rëndë

Publikuar më 09.07.2020
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshu...

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga […]

Lexo më shumë

Dyshime për aborte selektive, çfarë po ndodh në Shqipëri? Lindin më shumë djem sesa vajza

Dyshime për aborte selektive, çfarë po ndodh në Shqipëri? Lindin më shumë djem sesa vajza

Publikuar më 09.07.2020
Gratë zënë pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare. Sipas...

Gratë zënë pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT, në Shqipëri rezulton se gratë zënë 50.1% të popullsisë, ndërsa burrat 48.9% .Por gratë nuk mbizotërojnë për të gjitha moshat. Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore ndërmjet moshës 35-39 vjeç. Pas të […]

Lexo më shumë