Ndërroi jetë Dr Agim Leka, veprimtar i njohur shqiptaro-amerikan

Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mjekësisë (AAMS) njofton se u nda nga jeta Dr Agim Leka, një ndër aktivistët e respektuar të komunitetit në Nju Jork. Ai vdiq më 8 mars në Jonkers të Nju Jokut në moshën 94 vjeçare. Dr. Leka ishte ndër mjekët e parë mes shqiptarëve të Amerikës. Ai lindi në Delvinë në vitin 1924, mbaroi studimet në Universitetin La Sapienza të Romës më 1959 dhe më vonë në Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Nju Jorkut. Ai u bë i njohur si një ndër kundërshtarët më të rreptë të regjimit komunist të Shqipërisë.

Dr Leka vinte nga një familje atdhetarësh të njohur dhe ai vetë shprehte një dashuri të madhe për vendlindjen. Ai u tregua kurdoherë mjaft aktiv për çështjet e Shqipërisë në SHBA dhe ka lobuar shpesh në favor të të drejtave shqiptarëve të Kosovës. Dr. Agim Leka lë pas dy djemtë, Donald dhe Drini. Ceremonitë përkujtimore për Dr Lekën mbahen të dielën më 11 mars në Shtëpinë e Funeraleve Frank Campbell, në Madison Avenue, Manhattan, ndërsa funerali të hënën në ora 12:00 në Varrezat Ferncliff, në Hartsdale të Nju Jorkut. /Zëri i Amerikës/

 

Të tjera

Abissnet