Ndërrohen 24 drejtorët e burgjeve, kush janë të rinjtë

Nga Nikoleta Kovaçi

Mbrëmë, ministria e Drejtësisë ka publikuar një listë me 244 emra që sipas tyre kanë fituar garën për të qenë në krye tyë institucioneve të vuajtjeve të dënimit në vend. Janë 23 vende vuajtjesh dënimi dhe Spitali i Burgut që sërish është thuajse i njëjtë për nga rëndësia si një nga burgjet e mëdha në vend. Në listë, bie në sy përzgjedhja e vetëm 2 femrave, njëra që do drejtojë në burgun e Tropojës dhe në burgun e Ali Demit, ose siç njihet ndryshe në burgun e grave. Sipas të dhënave, që të gjithë këta persona kanë hyrë në garë dhe kanë mundur t`i fitojnë ata këto vende punë. Askush nuk di të thotë se si është garuar por që nga mbrëmë, tashmë burgjet tona kanë emrat e drejtuesve të rinj.

Që me marrjen e drejtimit të drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve nga deputeti i PS-së, Arben Çuko, burgjet e vendit janë kthyer në shënjestra të kontrolleve dhe ndëshkimeve. Më të fokusuarit kanë qenë punonjësit e policisë së burgjeve dhe po ashtu edhe burgu i Shënkollit. Vetëm dy javë më parë, në këtë burg u ndërhy duke bërë të mundur largimin e disa të burgosurve nëpër burgje të tjera dhe ndëshkimin e gjithë trupës policore të atij burgu për shkak se të burgosurit kishin festuar Krishtlindjen. Po të ndëshkuar nuk janë vetëm policët dhe të burgosurit, edhe ish drejtori dhe vartësi i tij gjenden pas hekurave për shkak të një aferë korruptive me ushqimet e të burgosurve.

Lista e drejtuesve të rinj…

Ndërrohen 24 drejtorët e burgjeve, kush janë të rinjtë by JolaAlimemaj on Scribd

Të tjera

Abissnet