Nderoi viktimat e tërmetit/ Rashica flet për mediat gjermane: Jam krenar për atdheun tim

Ylli i Kosovës që luan me Verder Bremen, Milot Rashica, festoi dje me shqiponjë dy golat e ndaj Volsburgut, për të nderuar kësisoj jetët e humbura nga tërmeti në Shqipëri.

Rashica i dha fitoren ekipit gjerman, por nuk harroi të solidarizohet me kombin e tij amë që këtë javë ka kaluar orë tepër të vështira pas tërmetit që la 51 të vdekur.

Rashica sqaroi për mediat gjermane përse festoi me shqiponjë dhe mandej ngriti gishtat drejt qiellit.

“Është një situatë shumë e trishtë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi Rashica pas ndeshjes për mediat gjermane të cilave u shpjegoi se atë festim e kishte bërë pikërisht për të kujtuar viktimat e tragjedisë.

“Ne po mundohemi që të mbështetim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin, nga Kosova, nga Shqipëria, nga kudo. Unë jam shumë krenar për atdheun tim dhe shpresoj që ditët e mira do të kthehen përsëri”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet