Ndrenika-Veliajt: Të kanë gënjyer Erjon! Teatri nuk shkon 30 milionë euro

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, ka folur në takimin e artistëve me kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ndrenika u shpreh hapur kundër Partneritetit Publik-Privat, dhe propozoi që teatri të rikonstruktohej sikundër u bë me Pazarin e Tiranës dhe atë të Korçës.

“Faleminderit juve, faleminderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njëri-tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur nga partneriteti publik-privat.

Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tek ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari vare…Pra kam vuajtur shumë”, u shpreh Ndrenika.

“Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe. Siç është ai pazari i vjetër, që e ruan atë….pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era. Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.

Pra, edhe ky i yni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat…mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer me ato 30 milionë eurot se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro”, vijoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet