Ndërmjetësohet evakuimi i familjes në Vorë, reshjet i shembën banesën

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Por ajo çfarë e bën edhe më të ndjeshme situatën është se 5 anëtarët e kësaj familje, dy të moshuar dhe tre djemtë në moshë madhore mbi 18 vjeç vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Kryqi i Kuq dhe institucionet u ishin gjendur pranë me ndihma në batanije dhe dyshekë, por problemi kryesor i kësaj familje ishte rreziku me të cilin përballeshin, frika se pjesa e mbetur e shtëpisë do ti zinte brenda në kushtet edhe të papërgjegjshmërisë së tyre.

U desh që BOOM, marrë shkas nga denoncimi i një të afërmi të tyre, të vinte në lëvizje autoritetet vendore për evakuimin urgjent të tyre. Sipas tyre, ata kishin tentuar dhe më herët, por familjarët kishin refuzuar të lënë banesën. Shefi i Emergjencave tha se ata do të strehohen në shkollën e Gërdecit, ku do tu sigurohet ushqim dhe veshëmbathje. Po ashtu, sipas tij, do të marrin masa edhe për rregullimin e banesës së tyre. /Ora News/